Greqi, të majtët ndryshojnë traditën e mbajtjes së flamurit nga nxënësit e shkollave

Postuar në 04 Gusht, 2017 08:58

Në Greqi politika ka shpikur së fundmi një debat të ri që prek një traditë të gjatë të festimeve të ditëve kombëtare të vendit. Me anë të një dekreti të presidentit Pavlopoulos, rregulli I mbajtjes së flamurit kombëtar grek nga nxënësit më të dalluar të shkollave, është ndryshuar. Këtej e tutje nxënësit që do të mbajnë flamurin do të zgjidhen me short. Gazeta konservatore “Kathimerini” shkruan se një arsye që është bërë kjo ndërhyrje është ardhja e imigrantëve pas vitit 1990 dhe përzgjedhja e detyruar në disa raste e fëmijëve të tyre si flamurmbajtës për shkak të rezultateve. Kjo situatë ka provokuar jo rrallë debate dhe ka krijuar dy palë.

Ironike që opozita e djathtë e Demokracis së Re dhe Potami e ka cilësuar këtë ndërhyrje të qeverisë së majtë të Syirza një formë të alergjisë ideologjike ndaj çdo arritjeje dhe shkëlqimi në jetë. Në këtë kontekst gazeta kujton një deklaratë të ish-ministrit të Arsimit, Aristides Baltas në vitin 2015, sipas të cilit “shkëlqimi/përsosmëria është një njollë”, ndërkohë që ministri aktual Costas Gavroglou, ka dalë me teorinë se “çdo nxënës duhet të ketë mundësinë të nderojë flamurin dhe të nderohet prej tij”. Një qasje alla Erjon Veliaj që zhbën çdo rend hierarkik të përcaktuar nga aftësitë e që nuk ka pse të mendohet si frustrues për të tjerët, përderisa talentet njerëzore janë shumëllojëshe dhe nuk manifestohen të gjitha në shkollë. Hollësi që dëshmojnë se çfarë aftësie ka e majta e sotme për të dëmtuar dhe relativizuar çdo vlerë në emër të barazisë dhe në funksion të alibive që i shpik përditë.

http://www.ekathimerini.com/220614/article/ekathimerini/news/school-flag...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.