Vuçiç anullon EuroPride 2022 që do mbahej në Beograd
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se parada e homoseksualëve EuroPride, parashikuar për t’u mbajtur në Beograd në muajin shtator, nuk do të zhvillohet. BBC-ja citon Vuçiç të jetë shprehur se "nuk është i lumtur për këtë vendim" duke argumentuar se shkak janë tensionet me Kosovën si dhe çështjet e energjisë dhe ushqimit.
Organizatori i EuroPride 2022, Marko Mihailoviç u shpreh se “shteti nuk mund të anullojë paradën” dhe se çdo përpjekje e tillë do të ishte një shkelje e qartë e Kushtetutës. Në fakt mediat raportojnë se në fillim të këtij muaji në Beograd pati protesta kundër zhvillimit të paradës nën parrullat për "mbrojtjen e familjes" dhe "larg duart nga fëmijët tanë".
Parada shihet edhe në një aspekt më të gjerë, teksa sipas organizatorëve "roli i Serbisë për zhvillimin e EuroPride është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt arritjes së barazisë për komunitetin LGBTI+ në Ballkanin Perëndimor".
Add new comment