145 eurodeputë, letër Vuçiçit: Mbaj paradën e LGBTI+ në Beograd
Në mes të krizës së energjisë, që përafron një krizë reale konsumi, 145 eurodeputetë të Parlamentit Europian, kanë gjetur kohën dhe vullnetin të firmosin një letër drejtuar presidentit serb Alexander Vuçiç dhe kryeministres Ana Brnabiç përmes së cilës kërkojnë që autoritetet të rishikojnë vendimin për anullimin EuroPride2022. Një paradë e organizuar nga homoseksualët dhe të ngjashmit e tyre nën akronimin LGBTI+ në arsyetimin se diskriminimi ndaj këtij komuniteti vazhdon në Ballkan dhe gjetiu.
Si anëtarë të Parlamentit Europian ne jemi të angazhuar të luftojmë për barazinë në të gjitha format dhe në veçanti për barazinë e LGBTI…ne vlerësojmë thellësisht vullnetin politik që ka luajtur një rol në bashkëpunimin me orgaizatorët e EuroPride. Sot ne ju kërkojmë që të vijoni këtë bashkëpunim pozitiv dhe të mbështesni organizatorët në realizimin e marshimit të EuroPride
thuhet ndër të tjera në letër.
Deputetët i kujtojnë Serbisë detyrimet e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe dokumentit të adoptuar nga Komiteti i Ministrave në Këshillin e Europës që përcakton ndër të tjera se:
Vendet anëtare duhet të sigurojnë se autoritetet e zbatimit të ligjit duhet të marrin masa të përshtatshme për mbrojtjen e pjesëmarrësve në demonstrime paqësore në favor të të drejtave të njeriut të lesbikeve, gay, biseksualëve dhe transgjinorëve nga çdo përpjekje përtë prishur në mënyrë të paligjshme…
Jo vetëm kaq, por deputetët i kujtojnë Beogradit se ndalimi i një proteste përbën shkelje të Konventës duke kërkuar që parada të mbahet. Një kërkesë disi absurde ndaj një shteti, pasi nuk kemi parë angazhim të tillë për çështje me rëndësi për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Mbetet për t’u pyetur mos vallë Serbia rrezikon sanksione nëse nuk mban këtë paradë!!!
Add new comment