padi
Melany Trump padit “Daily Mail”, e akuzoi si eskortë luksi
Melany Trump, gruaja e presidentit të ri amerikan ka çuar në gjyq gazetën «Daily Mail» nga e cila kërkon një kompensim të madh financiar për dëmin moral që i ka shkaktuar. Disa muaj më parë «Daily Mail» ka botuar një artikulli në të cilën ai pretendonte se para se të martohej me Donald Trump, Melany ka punuar si eskortë luksi.
Padi regjimit të Asad për vrasjen e gazetares Marie Colvin
Familja e gazetares, Marie Colvin, e cila mbeti e vrarë gjatë një sulmi raketor në qytetin Holms të Sirisë ka paditur regjimin e presidentit Bashaf Al Asad për vrasje të paramenduar në mënyrë që gazetarja të mos publikonte faktet që kishte mbledhur për dhunën qeveritare ndaj civilëve në Siri.
Kallëzim penal Berishës për deklaratën e armëve
Partia Socialiste konkretizoi sot nismën për të paditur në Prokurori ish-kryeministrin Berisha lidhur me deklaratat e bëra nga ky i fundit në parlament për armatosjen me ligj tw popullsisë në kushtet e mungesës së rendit dhe sigurisë. Kallëzimi penal është dorëzuar në prokurori nga nënkryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla. Akuzat e ngritura nga PS janë “thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “armatosje kundër rendit kushtetues”.
Përshkallëzohen përplasjet për pronësinë e Top Channel
Përfaqësuesit ligjorë të dy aksionerëve të Top Channel, kanë depozituar një kallëzim në Prokurori, ndaj gjykatëses Teuta Hoxha pas një vendimi të marrë prej saj në seancën e datës 5 shkurt që i jepte të drejtën e administrimit të kanalit për fazën kalimtare, Vjollca Hoxhës me 8% të aksioneve. Ky vendim sipas dy aksionërëve të tjerë konsiderohet i jashtëligjshëm dhe i falsifikuar.
PD, padi Veliajt për konçesionin e Parkut Rinia, taksat vendore dhe çmimet e biletave
Partia Demokratike do të kallëzojë në Prokurorinë e Tiranës kryebashkiakun Erion Veliaj për vendimet e datës 30 Dhjetor të Këshillit Bashkiak. Sipas opozitës, vendimi i Erion Veliajt për rritjen me 50 milionë dollarë të taksave vendore është i pavlefshëm sepse është ndërmarrë pa u dekretuar ende ndryshimi i ligjit nga Presidenti i Republikës për taksat dhe tarifat vendore. “Për të njejtën arsye, fakti që bazohen në një akt që ende nuk ka fuqi është i pavlefshëm dhe miratimi i buxhetit 2016 të Bashkisë”-thotë deklarata e Partisë Demokratike.
Bankers Petrolium padit Drejtorinë e Tatimeve në Arbitrazh
Një tjetër padi në arbitrazh për qeverinë shqiptare. Këtë herë është kompania e naftës Bankers Petroleum që ka dorëzuar një padi në Arbitrazhin Ndërkombetar pas urdhrit te Drejtorisë së Tatimeve për të bllokuar llogariteë bankare të kompanisë në Shqipëri me qëllim marrjen e 75 milionë dollarëve, të cilat tatimet pretendojnë se duhet të paguhen nga kompania.
Noterët padi vendimit të qeverisë për çmimin e referencës mbi qiratë
Një vendim i Këshillit të Ministrave vendos çmime dysheme mbi qiratë për objektet e banimit dhe të biznesit. VKM në fjalë përcakton vlerën minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore. “Top Channel” raporton se Dhoma Kombëtare e Noterisë nuk është dakord me këtë vendim. Për Dhomën Kombëtare të Noterisë, VKM vjen në kundërshtim me Kushtetutën, por cënon edhe kodin civil dhe lirinë kontraktore.
Amerikanët të irrituar nga mashtrimi i Volkswagenit, ngrihen padi të rangut kombëtar
Chris Weldon zbuloi më 18 shtator se makina e tij, tip “Volkswagen Jetta SportWagen TDI” fshihte një sekret të pistë, i programuar për të mashtruar me testet e kontrollit të ndotjes. Kështu e fillon reportazhin e shkruar prej saj Valerie Hamilton, që ndodhet i botuar në “DPA Internacional”