Kallëzim penal Berishës për deklaratën e armëve
Partia Socialiste konkretizoi sot nismën për të paditur në Prokurori ish-kryeministrin Berisha lidhur me deklaratat e bëra nga ky i fundit në parlament për armatosjen me ligj tw popullsisë në kushtet e mungesës së rendit dhe sigurisë. Kallëzimi penal është dorëzuar në prokurori nga nënkryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla. Akuzat e ngritura nga PS janë “thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “armatosje kundër rendit kushtetues”. Deklarata e Berishës pak ditë më parë shkaktoi debat edhe në mbledhjen e grupit parlamentar, ku deputetja Arta Dade kërkoi shpjegime pse PS nuk e kishte kallëzuar ish-kryeministrin, pasi në kërkesën e grupit ajo kishte firmosur që Berisha të ndiqej penalisht . “Ne kaq kemi në dorë, prokuroria vendos për hetimin”-ishte përgjigjia e kreut të grupit socialist Gramoz Ruçi.
Add new comment