Amerikanët të irrituar nga mashtrimi i Volkswagenit, ngrihen padi të rangut kombëtar
Chris Weldon zbuloi më 18 shtator se makina e tij, tip “Volkswagen Jetta SportWagen TDI” fshihte një sekret të pistë, i programuar për të mashtruar me testet e kontrollit të ndotjes. Kështu e fillon reportazhin e shkruar prej saj Valerie Hamilton, që ndodhet i botuar në “DPA Internacional”
Weldon, 44 vjeç, zotëron një nga 482 000 makinat VW apo “Audi” me pajisje mashtruese që ndodhen në SHBA e që aktualisht prodhojnë oksid nitrogjeni 40 herë më shumë sesa limiti i lejuar, që shkakton sëmundje respiratore. “Përpara 18 shtatorit, makinat ishin ‘shumë të njohura’ në San Franciskon e kujdesshëm për mjedisin”, shtoi ai. “Kishte një performancë shumë të mirë. Ishte një makinë e fuqishme”, shton regjisori i teksteve të videove. “Tashmë e dimë pse-në”, vazhdon ai. Banorët e Kalifornisë e kanë pritur shumë keq skandalin. “Ta shpif”, tha Jono Marcus, këshillues i organizatës jofitimprurëse të bamirësisë, i cili zotëron një “VW Jetta TDI” të 2013-ës. “Nuk është vetëm shpenzim për pronarët, por ka të bëjë me atmosferën dhe kjo është diçka akoma më e rëndë”, shton ai. Edhe ylli i filmave me aksion dhe ish-guvernator i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger tha se ishte “shumë i zemëruar” me VW. “Përdoruesit duan makina të pastra dhe nuk bëjnë tolerancë në këtë pikë”, u shpreh ai në një postim në Facebook.
Studioja ligjore në Seattle, “Hagens Berman” deklaroi se mijëra pronarë të makinave VW kanë kontaktuar me to lidhur me tre paditë të rangut kombëtar që ajo ka ngritur kundër Volkswagen në SHBA për reklamime të pavërteta, prishje të kontratës dhe thyerje të ligjeve federale dhe shtetërore që prej javës së kaluar. “VW mashtroi sistemin. Linja e makinave TDI për shpejtësi dhe të padëmshme për mjedisin ishin shumë të mira për të qenë të vërteta”, u shpreh partneri menaxhues i firmës, Steve Berman në një deklaratë.
Add new comment