osmanet
Evropa ka jetuar 550 vjet pa Shqipërinë. Mund të jetojë dhe 500 të tjera
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur sot në Parlament për raportet e Shqipërisë me diasporën dhe Europën, duke përmendur me këtë rast se integrimi I vendit në Bashkimin Europian nuk është ndonjë ngjarje e pashmangshme. Lidhur me këtë, Bushati ka sjellë një ilustrim nga historia e kohës osmane, duke aluduar ndoshta se në rrugën drejt Europës nuk pengon vetëm kriza ciklike e vendit, por edhe preferencat e shprehur politike të politikanëve kryesorë që po luajnë kumar me të ardhmen.
Studimet albanologjike dhe ato pasosmane
Në një konferencë ndërkombëtare, kushtuar gjendjes së tanishme të albanologjisë, që u mbajt në Tiranë në muajin tetor 2018 (shih http://pmpt-tirana.sciencesconf.org), një nga çështjet e diskutuara ishte lokalizimi i studimeve albanologjike në rrethin më të gjerë të studimeve osmane-pasomane, mesdhetare dhe evropiane.
Arbërit e...Shqipërisë së Poshtme
“Arbërit e Jonit” – Vlora, Delvina e Janian në shekujt XV – XVII”. Ky është titulli i librit hulumtues e studimor të Pëllumb Xhufit, medievist shqiptar.
Lufta biologjike/Një plan i venecianëve me qeleshe shqiptare të kontaminuara me murtajë gjatë rrethimi të Heraklionit nga osmanët
Gjashtë letra të zbuluara nga histotiania Eleni Thalassinou e Universitetit të Athinës, hedhin dritë mbi faktinse venecianët u përpoqën të aplikonin metoda të luftës biologjike kundër osmanëve. Në shekullin e 17-të, osmanët rrethuan Heraklionin e Kretës që kontrollohej nga venecianët. Një doktor nga Dalmacia, Michiel Angelo Salamon hodhi idenë e një lyerjes së kapeleve apo edhe atyre që njiheshin si qeleshet shqiptare, me bakterin e murtajës.
Shuteriqi dhe historia si instrument i pushtetit
Për një çast vorbulla e reagimeve ndaj Dhimitër Shuteriqit krijoi përshtypjen se në këtë vend përvetësimi i mundit intelektual të tjetrit është në gjendje të gjenerojë shqetësim e angazhim kolektiv, aq më tepër në mesin e stuhisë së skandaleve të ditëpërditshme të pushteteve të ndryshme, duke i kthyer më në fund studimit dhe kulturës dinjitetin e munguar, por serioziteti i qarkulluesve të letrës së Mitrush Kutelit më ngjau me atë tezën studentore e cila, duke udhëtuar on-line nga një universitet shqiptar në tjetrin për të diplomuar studentin e radhës, prodhon pasuri, injorancë dhe legjitimi
Sulejmani i Manipulueshëm
Debatit rreth mbishkrimit të sulltan Sulejmanit iu shtua edhe Aurel Plasari, me titullin përkatës para emrit, ndërkohë që Artan Fuga e Edmond Tupja, për të cituar dy të porsabotuar në rubrikën opinione të Panoramës, i vijnë lexuesit pa dekorata. Me sa duket tani gjykohet i domosdoshëm certifikimi i retorikës me rang, që, e monopolizuar nga deputeti në gatishmëri Eduart Ndocaj, rrezikon të banalizohet dhe të shfryjë tullumbacen e Djallit rezervuar osmanëve në liturgjinë e memories sonë kolektive.
Të shkatërrohet trashëgimia kulturore
Identiteti i shqiptarëve/Dritëro Agolli: “Lindja nuk është krejt zi”
Debati Qose – Kadare është kthyer në një pikë reference për diskutimin mbi identitetin dhe orientimin e shqiptarëve. Të ndarë sidomos në çështjen e ndikimit osman mbi shqiptarët, dy personazhet në fjalë duket sikur kanë ndarë në dy palë edhe një pjesë të opinionit që i ndjek. Nga ana e vet, shkrimtari Dritëro Agolli, në një intervistë sot për gazetën “Shekulli” jep një mendim të vetin për këtë temë, mendim që vjen diku në mes të dy “tezave” të Qoses dhe Kadaresë. “Në këtë debat nuk jam dakord as me Qosjen e as me Kadarenë.