neoliti
Inxhinieria e neolitit/ Si u ndërtua një prej monumenteve më të mëdhenj të Europës antike
Piramida e Djoserit, një nga ndërtesat më të vjetra prej guri të Egjiptit, dhe Stonehenge-i në Angli dallohen nga disa prej ndërtesave të lashtësisë. Por 1000 vjet përpara se të ndërtohej secila prej tyre, njerëzit e neolitit në Spanjën e sotme ndërtuan një dhomë guri kolosale që përfshinte një bllok guri 150 ton – afërsisht pesë herë më i madh se megaliti më i rëndë në Stonehenge.
Neoliti europian, një vështrim përmes ADN-së
Mbetjet e gjetura në një varrezë 6700-vjeçare në Francë u kanë dhënë mundësi shkencëtarëve franko-gjermanë të rindërtojnë pemën familjare të banorëve të Gurgy Les Noisats, në jug të Parisit.
Rindërtimi i gjenomit shkon deri në shtatë breza dhe rezultatet u publikuan në “Nature”, revista kryesore shkencore në botë.
ADN-ja e këtij grupi njerëzish që jetuan gati shtatë mijëvjeçarë më parë hap një dritare unike për të kuptuar familjen, shoqërinë dhe kulturën gjatë një epoke sa të rëndësishme, aq edhe të panjohur.
Neoliti si revolucion social
Në një moment të evolucionit të tij, njeriu la gjuetinë dhe nisi të merrej me buqësi. Pasi epoka e akullnajave arriti fundin, specia njerëzore ndryshoi papritur strategjinë e të jetuarit: ndaloi zhvendosjen sa një vend në tjetrin, ndërtoi vendbanimet e para dhe iu kthye bujqësisë. Ky proces që njihet si Revolucioni Neolitik, ngre shumë pikëpyetje.
Zbulohet qëllimi i strukturave gjigande të Neolitit: Kurthe për kafshët migratore
Një ekip kërkuesish nga Franca dhe Australia duket se kanë një përgjigje përfundimtare për strukturat gjigande të gurit në Lindjen e Mesme, që datojë nga epoka e Neolitit. Të mbiquajtura “balona” për shkak të iluzionit që japin kur shihen nga lart dhe të pikasura së pari në vitet ’20 të shekullit të kaluar, strukturat në fjalë që janë me f