Neoliti si revolucion social
Në një moment të evolucionit të tij, njeriu la gjuetinë dhe nisi të merrej me buqësi. Pasi epoka e akullnajave arriti fundin, specia njerëzore ndryshoi papritur strategjinë e të jetuarit: ndaloi zhvendosjen sa një vend në tjetrin, ndërtoi vendbanimet e para dhe iu kthye bujqësisë. Ky proces që njihet si Revolucioni Neolitik, ngre shumë pikëpyetje.
Është pranuar gjerësisht se neoliti u shfaq në vende të ndryshme në kohë të ndryshme, por në të gjitha rastet pas epokës së fundit të akullnajave. Kjo ngre pyetjen nëse truri i njeriut nuk ka ndryshuar në 200 000 vjet, si ndodhi që ky ndryshim kulturor u ngrit papritur në mënyrë spontane në mbarë botën (edhe pse me dallime prej disa mijëra vjetësh këtu apo atje)? Pse u shfaq për herë të parë në Lindjen e Afërt dhe Kinë? Çfarë e nxiti atë pikërisht në këto vende?
Përpjekja për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve rezultoi në teori kontradiktore që priren të jenë përjashtuese, secila me shpresën se do t’i jepte fund debatit. Ndryshimet klimatike hapën horizonte të reja? Njeriu evoluoi dhe një rrudhë e re u shfaq në korteks? Zhvillimi ynë shoqëror ndodhi që për herë të parë të ishte në përpjesëtim me kushtet klimatike të përshtatshme për kultivim? Ishte Zoti? Ishte diçka jashtëtokësore e shkaktoi këtë?
Gonen Sharon, bashkautor i një punimi të botuar në mars në revistën e Shoqërisë Mbretërore, Filosophical Transactions B, dhe autori prof. Ayelet Shavit nga Kolegji Tel-Hai, Galilea Perëndimore, nuk u japin përgjigje këtyre pyetjeve, por ngrenë një të re: Si ndodhi revolucioni neolitik?
Pse njerëzimi në përgjithësi e braktisi jetën e shkujdesur nomade për t’u fiksuar në një vend dhe për të punuar tokën?
Dy studiuesit propozojnë një mënyrë krejtësisht të re për të studiuar neolitin – jo nga pozita e lartë e sotme që shikon prapa, por në aspektin evolucionar, duke përdorur një model që bazohet në nivelet e individualitetit.
Çfarë është një nivel i ri individualiteti? Për shembull, kalimi nga organizmat njëqelizorë në shumëqelizorë, ose nga stili i jetesës së vetmuar në koloni. Studiuesit izraelitë propozojnë të përqendrohen jo te individi që vuan, por te procesi dinamik i formimit të grupeve: individë që heqin dorë nga fuqia e individualitetit në këmbim të një “marëveshjeje më të madhe" në një nivel më të lartë organizimi kulturor.
Pra, bujqësia u shfaq si një strategji mbijetese rreth 11 500 vjet më parë në Lindjen e Afërt dhe Kinë, dhe më vonë migroi në Evropë (ajo do të lindte edhe më vonë, në mënyrë të pavarur, në Amerikë). Megjithatë, rreth 25,000 vjet më parë, njerëzit ndërtonin kasolle në Siberi.
Rreth 15 000 vjet më parë, Natufianët ndërtonin shtëpi prej guri në zonën klimatike mesdhetare të asaj që është Izraeli, Libani dhe Siria moderne. Rreth 12 000 vjet më parë, në Turqinë jugore, u ndërtuan "tempulli i hershëm" monumental i Göbekli Tepe dhe Karahan Tepe (dhe shumë të tjerë) - dhe e gjithë kjo u bë nga gjahtarë dhe jo bujqit e hershëm.
Natufianët shfaqën një sërë pikash kthese. Me sa dihet, kjo kulturë ishte e para që bënte grepa të hollë peshkimi nga kockat. Ata ndërtuan shtëpitë e para prej guri dhe i varrosën të vdekurit e tyre nën dysheme. Ata kishin qen dhe gjetjet ofrojnë prova të hershme të mundshme të shamanizmit. Natufianët kanë pjekur të parët bukën, 14 400 vjet më parë.
Shavit dhe Sharon e përkufizojnë Revolucionin Neolitik si revolucionin bujqësor.
"Neoliti është shumë më i madh se bujqësia", shpjegon Sharon. "Bujqësia ishte pjesë e Revolucionit Neolitik, por kalimi në neolit ndryshoi të gjithë mënyrën se si njerëzit e shikonin botën." Bujqësia u bë metoda që mundësoi ekonomikisht zhvillimin e qytetërimit modern: u rritën përmasat e popullsisë, pasoi shtresimi shoqëror, u krijua dhe u rrit pasuria; dhe u ngrit prona private.
Si e përfshiu neoliti gjithë njerëzimin?
Përmes procesit të tre fazave evolucionare: koordinimi ndërmjet individëve; pastaj shfaqja e bashkëpunimit të ndërsjellë; dhe, së fundi, krijimi i komuniteteve bashkëpunuese, propozojnë Shavit dhe Sharon.
Modeli i 3 C-ve (coordination-cooperation-collaborative societies) u propozua nga filozofi James Griesemer në një kapitull në librin "Peizazhet e Kolektivitetit në Shkencat e Jetës.
Shavit dhe Sharon e përqafojnë modelin si një mënyrë për të zgjidhur mundësisht enigmën e neolitit. Thelbi është se megjithëse komunitetet bashkëpunuese rezultuan nga një proces qartësisht i kushtëzuar, sapo u ngritën, ato hodhën rrënjë.
“Mekanizmi evolucionar sugjeron që njerëzit filluan të grupohen; kompleksiteti është rritur; popullsia u rrit; njerëzit filluan të qetësohen dhe në një moment, kompleksiteti i organizimit shoqëror arrin një situatë në të cilën njeriu nuk ka nevojë për një ndryshim të madh për t'i shtyrë gjërat më tej”, shpjegon Sharon.
Dy vjet thatësirë, një udhëheqës megaloman me vullnet shumë të fortë dhe kaq mjafton që shoqëria të transformohet në një nivel më të lartë organizativ. Për ta ilustruar marrim shembull mitokondrinë, një entitet që riprodhohet në mënyrë të pavarur në të gjitha qelizat eukariote, por nuk mund të riprodhohet jashtë qelizës eukariote.
Ne gjithashtu humbëm aftësinë tonë për t'u riprodhuar kulturalisht si gjuetarë të veçuar, sugjerojnë Shavit dhe Sharon.
Gjithsesi, Natufianët në Luginën Hula prehistorike të Izraelit konsiderohen të jenë ndër kolonët më të hershëm, d.m.th., revolucionarët neolitikë në rajon, që shfaqin gamën e plotë të qytetërimit modern nga grepat e peshkimit të kockave deri te shamanizmi.
Pra, çfarë ndodhi? Mund ta shpjegojmë kështu: Vetë evolucioni ynë biologjik dhe kulturor, së bashku me kufizimet ekzogjene gjeografike dhe klimatike, krijoi një proces që i detyroi njerëzit modernë të koordinoheshin, pastaj të bashkëvepronin, më pas të bashkëpunonin - gjë që mund të kishte çuar në një “deltë sociale”. Pra, deri në njëfarë pike, edhe nëse nuk dëshiron të jesh fermer, nuk mund të kthehesh më mbrapsht.
Sipas kësaj qasjeje, nuk na duhet një shkak specifik i dukshëm për të shpjeguar Revolucionin Neolitik. “Ne sugjerojmë që nëse shqyrtojmë proceset e ndërveprimit, nuk kemi nevojë për një shkas apo ngjarje dramatike,” thonë studiuesit. Me kompleksitetin social vjen hierarkia, dhe gjithçka që i nevojitet është një shaman ose mbretëri për të dhënë urdhra.
“Ju lindni në këtë strukturë shoqërore. Nuk është se ju domosdoshmërisht dëshironi të bëni ndonjë nga këto", thotë Shavit.
Bëhet pjesë e detyrës suaj, e rolit tuaj; nuk mund ta imagjinoni veten pa të. Nga gjuetarët prehistorikë të pavarur, arrihet te një grup hierarkik dhe nuk mund të thuash thjesht jo. I gjithë neoliti mund të shpjegohet kështu.
/ Me shkurtime nga Haaretz / Përktheu: Gazmira Sokoli
Add new comment