Ndeshja
Guri mbi autobuz, notë proteste e serbëve. Ambasadori e refuzon. A ka nisur mbrapsht ndeshja me Serbinë?
Një gur i hedhur mbi autobuzin e ekipit serb teksa po kalonte nëpër Tiranë këtë pasdite, është shndërruar në incident diplomatik, ende pa filluar ndeshja Shqipëri-Serbi. Ngjarjen në fjalë diplomacia e ka shndëruar në një rast të vlefshëm për t’i dorëzuar palës shqipatre një notë proteste. Por mësohet se ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka e ka refuzuar ftesën e MPJ-së së Serbisë për të marrë notën protestuese për incidentin me autobusin.
Shqipëri-Serbi, sugjerimi origjinal i K. Myftaraj: “Të ashtuquajturit tifozë serbë, komando e terrorit psikologjik. Duhet të priten me granata që në aeroport”
Kastriot Myftaraj duket se beson te një skenar i organizuar në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë që do të zhvillohet në Elbasa Arena. Për Myftarajn, sipas të cilit edhe hedhja e dronit në Beograd është vepër e shërbimeve serbe, tifozët serbë që do të vijnë në Shqipëri janë komando terrori. Deri këtu asgjë e pazakonshme: kushdo mund të shkruajë për informacionet që disponon, apo edhe të performojë grafikisht imagjinatën.
"Elbasan Arena” kthehet në Gulag për ndeshjen Shqipëri - Serbi
Afrimi i ndeshjes Shqipëri-Serbi ka vënë në gatishmëri shtetin shqiptar. Ka ditë që tani lexohen lajme për angazhim forcash masive, kontrolle nga toka e ajri, angazhim të Shërbimit Informativ e deri në ndalim të tifozëve ultras në disa pjesë të stadiumit. “Panorama Sport” shkruan se çmimi i biletës ka arritur deri në 1000 euro dhe padyshim që përgjegjëse për këtë është Federata Shqiptare e Futbollit. Sikur të mos mjaftonin këto, shqetësimi po rritet edhe për dhunën që po vjen nga policia. Ka disa ditë që ka ankesa nga tifozeria për dhunën e policisë në stadiume e askush nuk do të dijë më.
Kinema apo stadium? Masa ekstreme për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Federata Shqiptare e Futbollit dhe strukturat që do të mbikëqyrin ndeshjen Serbi-Shqipëri kanë menduar ashpërsimin e masave. Kështu sipas “Mapo” “veprimet e paligjshme të tifozëve në ndeshjen Shqipëri-Serbi, ka gjasa të konsiderohen akte terroriste, duke bërë që fajtorët të dalin përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të marrin ndëshkime ekzemplare”.
Shqipëri-Portugali 0 me 1. Kthim në identitet me gol në sekondën e fundit
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar një nga ato humbjet “klasike” që na ndodhin shpesh duke pësuar gol në minutat e fundit. Këtë herë ironia e fatit na ndëshkoi edhe më ashpër, sepse goli me kokë i Migel Velosos erdhi në minutën e fundit të shtesës 3 minutëshe. Ndërsa ndeshja në "Elbasan Arena" po shkonte drejt barazimit pa gola, një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes sonë pas një goditjeje këndi, bëri që të vinte goli që zhyti në heshtje stadiumin dhe mbarë teleshikuesit.