Guri mbi autobuz, notë proteste e serbëve. Ambasadori e refuzon. A ka nisur mbrapsht ndeshja me Serbinë?
Një gur i hedhur mbi autobuzin e ekipit serb teksa po kalonte nëpër Tiranë këtë pasdite, është shndërruar në incident diplomatik, ende pa filluar ndeshja Shqipëri-Serbi. Ngjarjen në fjalë diplomacia e ka shndëruar në një rast të vlefshëm për t’i dorëzuar palës shqipatre një notë proteste. Por mësohet se ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka e ka refuzuar ftesën e MPJ-së së Serbisë për të marrë notën protestuese për incidentin me autobusin.
Mediat serbe njoftojnë se ai ka refuzuar duke thënë se “asgjë nuk ka ndodhur”. Refuzimi i tij është përmendur në njoftimin e MPJ-së së Beogradit e cila akuzon diplomatin shqiptar se ka shkelur zakonet diplomatike.
Ambasadori i Shqipërisë ishte thirrur urgjentisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë me ç’rast, ishte njoftuar se do t’i dorëzohej nota protestuese lidhur me, siç e quajnë mediat serbe, incidentin e rëndë dhe sulmet ndaj përfaqësuesve të kombëtares serbe në Tiranë, transmeton Koha.net.
Add new comment