Autobuzi

Çudia shqiptare/Pasagjerët që kalojnë nga Rinasi do paguajnë për autobuzin që i çon në terminal

Postuar në 21 Gusht, 2019 14:01

Deri sot veshët e qytetarëve shqiptarë kishin dëgjuar fjalën koncesion të përsëritej papushim thuajse për çdo shërbim publik. Por koncesion brenda koncesionit është ndoshta hera e parë.

Është fjala për shërbimin e transportit të brendshëm në aeroportin e Rinasit që çon pasagjerët nga avioni në terminal dhe anasjelltas. Deri më sot siç e dimë, ky shërbim është falas dhe mendohet se përfshihet në kontratën e menaxhimit të aeroportit, por tashmë kjo do t’u faturohet klientëve dhe pasagjerëve që hyjnë apo dalin në Shqipëri përmes Rinasit.

"Ground Force One" - autobuzi 1.1 milionë dollarë i presidentit amerikan

Postuar në 04 Qershor, 2016 21:31

Ka "Air Force One", "Cadillac One", "Marine One". Por së fundmi shtohet edhe ky autobuz. 

Guri mbi autobuz, notë proteste e serbëve. Ambasadori e refuzon. A ka nisur mbrapsht ndeshja me Serbinë?

Postuar në 08 Tetor, 2015 00:57

Një gur i hedhur mbi autobuzin e ekipit serb teksa po kalonte nëpër Tiranë këtë pasdite, është shndërruar në incident diplomatik, ende pa filluar ndeshja Shqipëri-Serbi. Ngjarjen në fjalë diplomacia e ka shndëruar në një rast të vlefshëm për t’i dorëzuar palës shqipatre një notë proteste. Por mësohet se ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka e ka refuzuar ftesën e MPJ-së së Serbisë për të marrë notën protestuese për incidentin me autobusin.

Subscribe to RSS - Autobuzi