ndalimi
Mëkatet e Borëbardhës dhe nevoja për revizionimin e përrallave!!!
Shumëkush qeshi sot me presidentin e vendit, Ilir Meta, i cili u shfaq duke bërë sikur luan futboll në plazh. Si një personazh publik të cilit nuk i shkon asgjë, jashtë sportit të intrigave të kafenesë, Meta, tërësisht demode dhe i pamenaxhueshëm nga praktika e PR-it, nuk po arrin të kuptojë se ngjan mirë kur nuk flet. Por nëse ky i presidentit është një episod që në fund të fundit bën pjesë në kazanin e politikës shqiptare, episode të tjera, “nga bota akademike”, të bëjnë të qeshësh dhe të qash në të njëjtën kohë.
BE drejt ndalimit të përdorimit të chlorpyrifos dhe chlorpyrifos-methyl në bujqësi
Bashkimi Europian pritet të ndalojë përdorimin e pesticideve chlorpyrifos dhe chlorpyrifos-methyl që përdoren kundr in sekteve në perime dhe fruta. Sipas vlerësimit të ekspertëve të vendeve anëtare të BE-së këto dy pesticide nuk kanë një kufi minimal për përdorim që të mos jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut, ndaj edhe vendimi i vetëm që mbetet është nxjerrja e tyre nga qarkullimi.
Video/Budapest, Gruevski shoqërohet në gjykatë
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është arrestuar mëngjesin e sotshëm në Budapest pas një kërkese të gjykatës së vendit. Ai është kërkuar të ekstradohet nga Hungaria nga Shkupi zyrtar që e akuzon për disa ngjarje përfshirë sulmin ndaj Parlamentit.
Video/Protesta zhvendoset para Drejtorisë së Policisë
Pas ndalimit të sekretarit Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, një pjesë e protestuesve janë zhvendosur para godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës:
Dëmet shëndetësore, Brukseli bëhet i pari qytet europian që ndalon rrjetin 5G
Brukseli bëhet kryeqyteti i parë që ndalon rrjetin 5G për shkak të efekteve shëndetësore. Lajmi është konfirmuar nga Céline Fremault, ministre e Qeverisë për Rajonin e Brukselit, përgjegjëse për Strehimin, Cilësinë e Jetës, Mjedisit dhe Energjinë.
“Nuk mund t’i hapim derën kësaj teknologjie, nëse standardet e rrezatimit nuk respektohen. Qofshin këto 5G ose jo. Qytetarët e Brukselit nuk janë derra, shëndetin e të cilit mund ta shes për përfitime financiare. Nuk mund t’i lëmë asgjë dyshimit”, është shprehur ajo.
Spastrimi në ARRSh nga të "pandehurit e mundshëm" për skandalin e DH Albania
Sot Top-Channel e pasuroi raportimin mbi shkarkimet në Autoritetin Rrugor Shqiptar me një video të kamerave të sigurisë që paraqisnin një situatë të paprecedentë. Një person me listë në dorë ndalonte që në institucion të hynin ata që mesa duket ishin shkarkuar, përfshirë edhe ish-drejtorin Afrim Qëndro.
Ndotje e mjedisit apo lobim? Ndalimi i importit të makinave u paralajmërua në panairin e “Auto Sallon"
Vendimi i ndalimit të importit të makinave të prodhuara para 2010 është paralajmëruar nga Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, gjatë panairit të makinave të organizuar nga Auto Sallon, vitin e shkuar. Sakaq ende nuk dihet nëse do të rinovohet kontrata me kompaninë e kolaudimit, të cilës i mbaron afati i kontratës në shtator të vitit 2019.
TemaTv
SHBA kërcënon Rusinë me goditje ushtarake nëse vijon prodhimin e raketave me rreze të mesme
Shtetet e Bashkaura të Amerikës kanë kërcënuar Rusinë se do ta godasin ushtarakisht nëse Kremlini nuk heq dorë nga zhvillimi i një sistemi raketor me rreze të mesme që ndalohet nga traktatet e Luftës së Ftohtë.
Deklarata është bërë nga ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, e cila ka bërë të qartë se Shtëpia e Bardhë po parashikon goditje ushtarake ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një zgjidhje diplomatike.
Kongresi i lidh duart Donald Trump: Jo luftë me Iranin pa miratimin tonë
Kongresi amerikan i ka ndaluar presidentit Donald Trump të shpallë luftë ndaj Republikës Islamike të Iranit pa marrë më parë miratimin e dhomës së përfaqësuesve,
Media iraniane PressTv raporton se amendamenti ka kaluar unanimisht të mërkurën dhe se ai është propozuar nga përfaqësuesi demokrat Keith Maurice Ellison dhe është mbështetur nga një numër kongresmenësh demokratë dhe republikanë.
Një çertifikatë për të gjithë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë një tjetër goditje sot kur ka deklaruar zyrtarisht se deputetit Tomë Doshi dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA për shkak të akteve serioze të korrupsionit.