SHBA kërcënon Rusinë me goditje ushtarake nëse vijon prodhimin e raketave me rreze të mesme
Shtetet e Bashkaura të Amerikës kanë kërcënuar Rusinë se do ta godasin ushtarakisht nëse Kremlini nuk heq dorë nga zhvillimi i një sistemi raketor me rreze të mesme që ndalohet nga traktatet e Luftës së Ftohtë.
Deklarata është bërë nga ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, e cila ka bërë të qartë se Shtëpia e Bardhë po parashikon goditje ushtarake ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një zgjidhje diplomatike.
Në këtë pikë, ne do të konsiderojmë kapacitetin për të likujduar raketat që mund të godasin një nga vendet tona. Kundërmasat do të ishin ato që neutralizojnë këto raketa që janë duke u zhvilluar nga Rusia në dhunim të traktatit
citon agjencia “Reuters” ambasadoren Hutchinson.
Mesazhet e saj janë më direktet që nga viti 2017 kur një zyrtar tjetër amerikan deklaroi se SHBA do të konsiderojë ndërtimin e një sistemi të vetin nëse Rusia vijon në këtë kurs. Fjala është për raketat me rreze të mesme veprimi, të afta për të goditur Europën, apo edhe Alaskën, e që ndalohen nga Traktati dypalësh i vitit 1987.
Add new comment