Spastrimi në ARRSh nga të "pandehurit e mundshëm" për skandalin e DH Albania
Sot Top-Channel e pasuroi raportimin mbi shkarkimet në Autoritetin Rrugor Shqiptar me një video të kamerave të sigurisë që paraqisnin një situatë të paprecedentë. Një person me listë në dorë ndalonte që në institucion të hynin ata që mesa duket ishin shkarkuar, përfshirë edhe ish-drejtorin Afrim Qëndro.
Drejtoresha e institucionit Sonila Qato ka vendosur firmën mbi procesin e spastrimit të ARRSh-së nga të gjithë ata që kanë patur dorë në procedurat e konçesionit të lotit i të Unazës së Madhe, që ishte edhe mina që i plasi në dorë qeverisë së z. Rama. Pas këtij skandali që u pranua me vështirësi, zoti Rama anulloi edhe konçesionin e rrugës Thumanë-Kashar, pa dhënë shpjegime të besueshme.
Të dyja këto zhvillime sollën largimin e ministrit Gjiknuri dhe disa drejtorëve të agjencive të varësisë së ministrisë së tij të Infrastrukturës, pezullimin deri në fund të mandatit të kësaj qeverie të ofertave të pakërkuara për infrastrukturën dhe së fundmi edhe shkarkimet në ARRSh.
Duhet thënë se procesi i koncesionit të Unazës së Madhe është në prokurori dhe po hetohet. Nën hetim është edhe kompania DH Albania e cila fitoi koncesionin, kështu që e gjithë kjo situatë na shtyn të besojmë se z. Rama po synon që të nxjerrë jashtë loje zyrtarët që sipas tij “kanë duart pis” me këtë proces. Që ata të hetohen si qytetarë të lirë dhe pa mbrojtjen e nënkuptuar të pushtetit. Mbi këtë kriter z. Rama rekrutoi si ministra në qeveri njerëz anonimë dhe largoi ata që kishin marrë konsumin e akuzave të vazhdueshme. Është e njëjta lojë që z. Rama bëri në mënyrë më të kufizuar me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili sot si ushtar i mirë u shfaq si mbrojtës i konçesioneve, por që duhen pezulluar sepse kanë marrë syrin e keq.
Ky është një debat për të cilin politika duhet ta zhvillojë njëherë seriozisht dhe ky diskutim nis jo nga shërbimet që jepen me konçesion, por nga procedurat dhe ata që fitojnë që rezultojnë përherë të afërt me pushtetin.
Ajo që ndodhi sot në ARRSh shpresojmë të jetë një sinjal, apo edhe një gabim që do të shtyjë një nga ata zyrtarë që sot hidhen në rrugë për të folur, për të dëshmuar, për të treguar atë që di. Edhe pse Prokuroria e tanishme nuk ka për ta lëvizur gishtin.
Comments
E verteta e ngjarjes
Shoqja Sonila, gojet e liga te kazanit tone se eshte e bija e Llambi Gegprifitit, u ka ndaluar hyrjen ne institucion , se ka frike se marrin me vete dokumenta kompromentuese ministrin gjiknuri dhe per liderin global edvin droga. E mbani mend Dash Gjiken, kur e arrestuan kishte arkivin ke shpia me te gjithe dosjet e tenderave ku kishte futur hundet Ripjellja. Ndenji brenda pak kohe, u lirua dhe tani gezon leket e fituara me "djerse" . Po e ngacmuan ose tentojne ta denojne , do dalin gjera qe as u shkon ne mendje per ministrin gjiknuri dhe ripjelljen .
Add new comment