Dëmet shëndetësore, Brukseli bëhet i pari qytet europian që ndalon rrjetin 5G
Brukseli bëhet kryeqyteti i parë që ndalon rrjetin 5G për shkak të efekteve shëndetësore. Lajmi është konfirmuar nga Céline Fremault, ministre e Qeverisë për Rajonin e Brukselit, përgjegjëse për Strehimin, Cilësinë e Jetës, Mjedisit dhe Energjinë.
“Nuk mund t’i hapim derën kësaj teknologjie, nëse standardet e rrezatimit nuk respektohen. Qofshin këto 5G ose jo. Qytetarët e Brukselit nuk janë derra, shëndetin e të cilit mund ta shes për përfitime financiare. Nuk mund t’i lëmë asgjë dyshimit”, është shprehur ajo.
Fremaul tha se projekti pilot 5G nuk përputhet me standardet e Brukselit për sigurinë e rrezatimit.
Nuk ka pothuajse asnjë dyshim se një botë 5G do të na vendoste të gjithë nën një nivel të pashembullt mbikëqyrjeje dhe kontrolli; dhënien e fuqive të padëgjuara algoritmeve të koorporatave pa shpirt. Kjo duhet të jetë e mjaftueshme për të fshirë përgjithmonë axhendën atje, të paraqitur nën "teknologjinë e dobishme të shkuar keq".
Ndërkohë që Brukseli bëhet qyteti i parë i madh që bllokon teknologjinë 5G, dhjetëra qeveri lokale kanë miratuar legjislacionin për të parandaluar ose kufizuar hyrjen e saj për shkak të efekteve shëndetësore. 21 qeveri lokale në SHBA e kanë një legjislacion të tillë. Por përtej kësaj, janë edhe efektet anësore biologjike. Dhjetëra studime e kanë lidhur wireless-in me frekuencë të ulët me disa efekte biologjike, të cilat përfshijnë:
- Dëmtim i ADN-së
- dëmtim oksidativ
- ndërprerja e metabolizmit të qelizave
- rritje e barrierave të qarkullimit të gjakut në tru
- reduktim i melatoninës
- ndryshime në metabolizmin e glukozës në tru
- gjenerim i proteinave të stresit
Po ashtu, në vitin 2011, Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) e ka futur rrezatimin e radiofrekuencave në listën e kancerogjenëve të mundshëm.
TvT
Comments
Kek
Shum vendim i qëllua respekt për Brukselin qe nuk e lejon ket rrjet edhe pse 5G!
Rrjeti 5G vdekjeprures
Rrjeti 5G ngadalson vajtjen e oksigjenit ne koke por me e rendesishmja qe ne pjesen me te madhe e shperben O2 ne O gje qe ben qe truri mos te fornizohet mjaftueshem me oksigjen dhe detyrimisht ul vigjilencen dhe imunitetin dhe behet shkak qe xhdo virus te shkaterroje qelizat baze te jetes . Keshtu qe per te bere dikush para vret jete njerezish te pafajshem . Kjo nisme duhet te merret nga te gjithe vendet e botes dhe ta ndalojne transpetimin e ketije rrjeti
5g
Në Shqipëri njerëzit janë derra kështu që çdokush mund të bëjë çdo gjë me ta. 5G e ka marrë bekimin. This is a miracle of "Freedom".
rrjeti 5G
Rrezik per jeten.
Ata qe e pranojne jane jashte normave njerezore qytetare.
Stop 5G.
Add new comment