muxhahedinet

Muxhahedinët iranianë/Një shkrim dhe disa të dhëna që nuk i janë thënë qytetarëve shqiptarë as në 2013-ën e as tani

Postuar në 02 Mars, 2016 05:47

Një shkrim i publikuar dje në “Huffington Post” rimerr edhe njëherë çështjen e muxhahedinëve iranianë (Mojahedin – e -  Khalq: MEK), një grupim opozitar paramilitar që synon rrëzimin e pushtetit aktual në Teheran, 3000 prej të cilëve është vendosur të vinë në Tiranë. Autor i shkrimit është Massoud Khodabandeh,  drejtor i një think tanku(http://www.mesconsult.com/about%20us.htm) që e drejton me bashkëshorten, e që është kontraktuar nga qeveria aktuale irakene për çështje të terrorizmit.

Muxhahedinët e Iranit dhe “dora servile” e Shqipërisë për SHBA

Postuar në 24 Shkurt, 2016 01:08

“Sa herë që SHBA ka kërkuar që të mbyllë një punë të pistë diplomatike, prej vitesh një vend i panjohur ka ngritur besnikërisht dorën: Shqipëria”. Kështu niste artikulli i “Los Angeles Times”, i datës 10 nëntor 2013 kur në Shqipëri sapo kishte plasur lajmi se qeveria e kryeministrit Edi Rama, vetëm 3 muaj në pushtet, kishte pranuar të merrte armët kimike të Sirisë.

Pranimi i ish-të burgosurve ujgurë në Guantanamo dhe grupit disident të muxhahedinëve ishin dy punët pista të SHBA-së që “LA Times” rendiste në artikullin e saj.

Marrëveshja për muxhahedinët ishte mbyllur që në shtator

Postuar në 21 Shkurt, 2016 11:27

Qeveria ka miratuar një fond prej rreth 1 miliard lekësh për ndërtimin e qendrës së re të azilkërkuesve në Babrru, duke faktuar ardhjen e 2000 muxhahedinëve në vendin tonë. Lajmi prej kohësh qëndronte “në ajër”, ndërsa u bë zyrtare vetëm pas largimit të sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerry.

“Muxhahedinët" shqiptarë

Postuar në 16 Shkurt, 2016 10:51

Teksa Shqipëria po përgatitet të presë më shumë se 2 mijë muxhahedinë iranianë dhe lëvrimin e një fondi 20 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara, lidhjet e politikës shqiptare me opozitën iraniane duket të jenë të konsoliduara. Në konferencën që u mbajt në Paris në vitin 2014, një delagacion i parlamentit shqiptar shprehu admirimin për muxhahedinët iranianë në një aktivitet të opozitës në ekzil. Spikati fjala e dy ish-kryeministrave, Sali Berisha dhe Pandeli Majko, të cilët folën në emër të popullit shqiptar për ndjenjat e lirisë,humanizmit dhe opozitarizmit.

Tirana pranon strehimin e 2 mijë muxhahedinëve iranianë

Postuar në 15 Shkurt, 2016 14:22

Mediat e huaja i bënë jehonë vizitës së sekeretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Tiranë dhe një marrëveshje të mbyllur me qeverinë shqiptare për strehimin në Shqipëri të 2 mijë muxhahedinëve iranianë. Iefimerida.gr raporton se nuk është hera e parë që qeveritë shqitarë marrin përsipër të strehojnë muxhahedinë. I prari që pranoi një kërkesë të amerikanëve për strehimin e 210 muxhahedinëve të opozitës iraniane ishte ish-kryeministri Berisha në Maj të vitit 2013. Edi Rama ra dakord të pranojë 2 mijë nga 2 mijë e 800 të tillë  që gjenden aktualisht në bazën amerikane “Liria” të Irakut.

Kerry mbërrin në Tiranë

Postuar në 14 Shkurt, 2016 11:23

Ka mbërritur në Tiranë sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Ai është pritur në Rinas nga presidenti Bujar Nishani, një prezencë kjo e diskutuar shumë në media, e më pastaj k është drejtuar kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme. Kerry do të takohet edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, i cili përfaqëson një pol institucional të politikës shqiptare. Vizita është e shkurtër, katër orë dhe siç po del në sipërfaqe ajo ka si qëllim kryesor një marrëveshje për mikpritjen e disa muxhahedinëve iranianë, pjesëtarë të opozitës.

Pages

Subscribe to RSS - muxhahedinet