Tirana pranon strehimin e 2 mijë muxhahedinëve iranianë

Postuar në 15 Shkurt, 2016 14:22

Mediat e huaja i bënë jehonë vizitës së sekeretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Tiranë dhe një marrëveshje të mbyllur me qeverinë shqiptare për strehimin në Shqipëri të 2 mijë muxhahedinëve iranianë. Iefimerida.gr raporton se nuk është hera e parë që qeveritë shqitarë marrin përsipër të strehojnë muxhahedinë. I prari që pranoi një kërkesë të amerikanëve për strehimin e 210 muxhahedinëve të opozitës iraniane ishte ish-kryeministri Berisha në Maj të vitit 2013. Edi Rama ra dakord të pranojë 2 mijë nga 2 mijë e 800 të tillë  që gjenden aktualisht në bazën amerikane “Liria” të Irakut. Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se gjatë vizitës të së dielës ishte rënë dakord që Sekretari Kerry të mos fliste në publik për zhvendosjen e tyre, pasi kjo temë është ende shumë sensitive.

http://www.iefimerida.gr/news/250865/i-alvania-ypodehetai-2000-iranoys-m...

 

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.