murrizi

Murrizi me padi në SPAK: Lopët që erdhën nga Danimarka iu dhanë militantëve të partisë

Postuar në 10 Gusht, 2021 17:14

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka depozituar këtë të martë një kallëzim penal në SPAK për dy tendera në Bashkinë e Lushnjës, të firmosura në kohën kur ministër i Bujqësisë ka qenë Edmond Panariti. Bëhet fjalë për një tender të ujitjes me pika në Divjakë dhe tenderi tjetër për blerjen e krerëve, të cilat kapin vlerën e rreth 11 milionë eurove. Në lidhje me padinë që ka depozituar sot ne SPAK, deputeti Myslim Murrizi i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV u shpreh se i kanë bërë përshtypje parregullsitë që ka vënë re në dokumente dhe që sipas tij janë të nevojshme të hetohen nga SPAK.

Lustracioni dhe vettingu në media janë domosdoshmëri

Postuar në 18 Shtator, 2018 17:03

Ka një debat online mes deputetit të PD-së, Myslim Murrizi dhe gazetarit Mentor Kikia. Shkak është bërë një mesazh në Facebook i Kikisë për një operacion në Rremas të Divjakës, që sipas deputetit ka qenë një shfaqje e panevojshme e brutalitetit të policisë. Etiketimet e tij për policinë, e kanë shokuar gazetarin që ka hedhur ca rreshta për këtë temë.

Sot deputeti Murrizi ka lëshuar batarenë e radhës, po në Facebook, duke akuzuar gazetarin në fjalë direkt:

Sulmi i PD-së për inceneratorët, luftë e brendshme ndaj ish-ministrit Ridvan Bode?

Postuar në 08 Maj, 2018 10:48

Sot gazeta “Panorama” ka zbardhur një debat të zhvilluar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike mes deputetëve Sali Berisha dhe Myslim Murrizi. Berisha ka kërkuar që deputetët të denoncojnë koncesionet korruptive të qeverisë duke u përqendruar tek ai për monitorimin online të lojërave të fatit që sipas tij kontrollohet nga vëllai i kryeministrit aktual, Olsi Rama dhe djali i ish-kryeministrit, Aleksandër Meksi, Endri Meksi.

Për arsimimin e fëmijëve tanë kujdeset PS-ja, e sidomos LSI. Të paktën deri më 2017-ën, ja lista partiake e emërimeve

Postuar në 04 Nëntor, 2015 16:38

Kryetari i Partisë Demokratike në Lushnje, Myslym Murrizi, ka zbuluar në një konferencë për shtyp sot sesi deputetë të mazhorancës kanë kuota emërimi të mësuesve në këtë rrethe. Një situatë mjerane mësuesish me të majtën e me të djathtën, që ndoshta edhe paguajnë për të vënë emrin në bordero. Kumbarët e punësimeve të tilla janë sipas Murrizit, partia e të cilit ka shumë mëkate në këtë drejtim, deri edhe vetë zv.ministrja e Arsimit.

Subscribe to RSS - murrizi