Lustracioni dhe vettingu në media janë domosdoshmëri

Postuar në 18 Shtator, 2018 17:03

Ka një debat online mes deputetit të PD-së, Myslim Murrizi dhe gazetarit Mentor Kikia. Shkak është bërë një mesazh në Facebook i Kikisë për një operacion në Rremas të Divjakës, që sipas deputetit ka qenë një shfaqje e panevojshme e brutalitetit të policisë. Etiketimet e tij për policinë, e kanë shokuar gazetarin që ka hedhur ca rreshta për këtë temë.

Sot deputeti Murrizi ka lëshuar batarenë e radhës, po në Facebook, duke akuzuar gazetarin në fjalë direkt:

Deputeti o Tore eshte perfaqesues i atyre qe votojne. Dhe duhet te jete burre me karakter, jo hajdut, jo spiune, jo i pabese , qe te tradhtoj zgjedhesit per nje tender, jo mashtrues, jo servil, jo dhjaks e frikacak perballe pushtetit.

Meqe ra fjala, Ti Mentor a je spiun???

Ne metrin tuaj, qe te jesh intelektual, duhet te jesh :

i perdorshem, te jesh servil i pushtetit, ti lepihesh padronit te radhes qe te paguan ,te shash ne studio ke te duash se nuk mban pergjegjesi, meqenese ke nje karte ne qaf si gazetare, ti besh biografine dynjase, te maresh neper goje ke te japin porosi, ti besh fresk kujt te thone, te jesh trendi ne te veshur , te perkrahesh lgbq, dhe e fundit fare patjeter qe duhet te kesh ndryshuar nenen e feminjeve, se perndryshe quhesh shume i prapambetur dhe ” anadollak”. Prandaj degjoje “ shoqnine” tende Tore, mos u mer me mua te prapambeturin, se une nuk di shume, dhe te kepus ndonje te lenduar pa dashje

Pasazhi i mësipërm edhe nëse konsiderohet banal ka rëndësi për një aspekt: për raportin e ndërsjellë akuzues që po ngre kokë mes medias, apo përfaqësuesve kryesorë të saj dhe politikës.

Duket se njerëz brenda politikës kanë humbur qetësinë, apo durimin me një pjesë të përfaqësuesve të medias, që në mos protagonistë të pushtetit, kanë qenë njerëz shumë pranë tij. Kjo shihet edhe nga pasuria e pazakontë e këtyre individëve. Për këtë pasuri foli pak kohë më parë edhe kryeministri që e ka stres të posaçëm median.

Gazetarë të pasur ka, por ata qelben erë”, thoshte Montaneli. Nuk e kemi fjalën për debatin në fjalë, as për z. Kikia, por për faktin se kjo marrëdhënie që i lejon politikës të drejtën e agresionit, afekton të gjithë besueshmërinë e medias, e cila mbetet peng i disa rrethanave shumë të veçanta.

Të shohim sesi z. Murrizi i drejtohet Kikisë: A je spiun? Kjo është një formë pyetjeje që akuzon. Por ajo në vetvete, më shumë sesa me vetë Kikinë dhe biografinë e tij, lidhet me një status të gazetarëve të ndryshëm që kanë qenë pjesë e vazhdueshme e diskutimeve implicite që kanë të bëjnë me dosjet. Nga kjo pikëpamje, incidenti në fjalë është i dobishëm për të kujtuar nevojën e lustracionit në media, por edhe vettingut. Pasi gazetarët nuk janë njerëz pa rol në shoqëri. Për më tepër këtë gjë duhet ta kërkojnë edhe vetë mediat, të cilat duhet të heqin nga vetja çdo mundësi ekspozimi ndaj akuzave të tilla. Vettingu mandej do të kërkonte zbardhjen e pasurive të disa gazetarëve që nuk e përligjin atë me rrogë. Ky proces ka rëndësi edhe për të kuptuar sa qëndron ajo që kryeministri ka ndërmend kur flet për gjobëvënës, pasi një media që toleron akuza të tilla vihet në situatën kur përfaqësuesit e vet janë kosto e shtuar për misionin e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.