monument

Shtëpia e Edi Ramës - e vetmja që ka - shpallet monument kultur(u)e(s)

Postuar në 21 Nëntor, 2018 13:33

Shqipëria po prish atë që ndërtoi pa karar në vitet ’90. Nga një perspektivë ajo po ndërton atë që prishi në po ato vite prishjesh të mëdha. Shqipëria me Rilindjen në krye shpreson të ndërtojë edhe mendjen që iku e humbi udhën.

Incidenti i radhës i këtij procesi është prishja e disa objekteve në Unazën e Re, mbirë aty në tokë bujqësore në valën e kaosit dhe të “kryengritjes” sociale, kryer mbi parimin: të gjithë drejt Tiranës.

Këtu del edhe njëherë në pah largpamësia e kryeministrit që të vetmen shtëpi të njohur për të gjithë që ka, e ndërtoi në Surrel.

Ndërtimet, hiqet me VKM distanca e sigurisë me monumentet

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 13:20

Qeveria shqiptare ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në Rregulloren e Planifikimit të Territorit, duke lejuar që  intensiteti i ndërtimit dhe koeficienti i shfrytëzimit të tokës në nivel zone të banuar të rriten mbi atë ekzistues, pavarësisht nivelit të urbanizimit. 
Një ndryshim tjetër, po kaq i rëndësishëm është ai që lidhet me brezin rrethues të objekteve që janë klasifikuar si monumente kulture. Rregullorja e re ka hequr kufizimin e ndalimit në një brez më pak se 100 metra.

Ilustrimi i shtetit ligjor: Punimet në Piramidë (Monument Kulture), pa lejen e KKR-së, raporton BIRN

Postuar në 26 Gusht, 2015 19:15

Një bisht cigare në tokë, apo një kovë llaç për punime në shtëpi mund të sjellin gjobë dhe burg. Por punimet riparuese tek Qendra Ndërkombëtare e Kulturës nuk kanë asnjë leje, zbulon një investigim i BIRN. Më poshtë materiali:

 

Edhe pse ka mbajtur një linjë të ashpër kundër informalitetit, duke i kërcënuar me gjoba të majme qytetarët që ndërtojnë në mënyrë të paligjshme, bashkia e Tiranës ka dështuar të aplikojë të njëjtin standard për punimet që ka ndërmarrë për riparimin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës ‘Pjetër Arbnori,’ e njohur ndryshe si Piramida.

Monument kulture, apo garazh? Shtirja e të “pabesëve” në qeveri

Postuar në 24 Gusht, 2015 17:34

Hipkorizia nuk njeh kufij në këtë vend. Ndërkohë që po zhvillohet debati për çështjen e Kishës së Shën Thanasit, Artan Lame, poston një status në Facebook që pak lidhje ka me të vërtetën e çështjes.
“HEREN E FUNDIT QE FEJA FITOI KUNDER SHKENCES, PUNA PERFUNDOI ME TURREN E DRUVE TE GIORDANO BRUNOS.
Debati per punen e kishes se shen Thanasit ne Dhermi, po merr tjeter kahje. Ne debat u futen edhe shkencetare e studionjes (sot u shpreh edhe albanologu i shquar arberesh Matteo Mandala, te cilit nga Kisha e Tiranes i replikoi zjarr per zjarr Thoma Dhima).

Tani me Kishën merret INUK-u

Postuar në 24 Gusht, 2015 13:49

Duket se po merr rrugën e tensionimit çështja e Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi. Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot gjatë konferencës online, se qeveria ka ndërmend të ringjallë një kishë që sipas tij i ngjan një garazhi. Kështu, me guston e vet, kryeministri ka lëshuar këshilltarin Artan Shkreli, që të flasë për misionarë, për paligjshmëri e për çdo gjë tjetër. Në një shtet normal çështjen do ta zgjidhte LIGJI. Por kjo mesa duket nuk po ndodh. Sot zëdhënësi i KOASH, Thoma Dhima, njoftoi se janë nisur drejt Dhërmiut njerëz të INUK-ut.

Kisha kallëzon bashkinë e Himarës për “shkatërrim prone dhe nxitje të konfliktit social”

Postuar në 21 Gusht, 2015 23:40

Kisha Ortodokse Autoqefale denoncon sot në mbrëmje një akt të dytë të dhunimit në Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi. Kësaj radhe kanë qenë disa persona, me makina pa targa që kanë rrëzuar soletën e kishës dhe sipas KOASH kanë rrezikuar edhe jetën e priftit. Kisha ka bërë kallëzim penal për “shkatërrim prone dhe nxitje e konfliktit social”. Sot ka patur disa reagime, ku spikat ai i këshilltarit të Edi Ramës, Artan Shkreli, i cili u bëri të njohur shqiptarëve se po kërkohet varri i një misionari katolik që ka hapur shkolla shqipe në Himarë.

Subscribe to RSS - monument