Monument kulture, apo garazh? Shtirja e të “pabesëve” në qeveri
Hipkorizia nuk njeh kufij në këtë vend. Ndërkohë që po zhvillohet debati për çështjen e Kishës së Shën Thanasit, Artan Lame, poston një status në Facebook që pak lidhje ka me të vërtetën e çështjes.
“HEREN E FUNDIT QE FEJA FITOI KUNDER SHKENCES, PUNA PERFUNDOI ME TURREN E DRUVE TE GIORDANO BRUNOS.
Debati per punen e kishes se shen Thanasit ne Dhermi, po merr tjeter kahje. Ne debat u futen edhe shkencetare e studionjes (sot u shpreh edhe albanologu i shquar arberesh Matteo Mandala, te cilit nga Kisha e Tiranes i replikoi zjarr per zjarr Thoma Dhima).
S'dua ti hyj asfare ketij debati, por nje mesim historie do ta kujtoj. Ka te pakten nja 1000 vjet qe feja ben debat me shkencen. Ka zene kjo pune qekurse shkenca zuri ti beje vend vetes. Ne kete lufte - sic behej qemoti - a debat - sic behet sot - gjithhere ne fund shkenca ka fituar.
Edhe une vete jam i prirur qe, sa here shkenca me fene hahen per ceshtje shpirterore, ti ze bese fese, se shkenca eshte racionale e s'i ka qef punet e shpirtit. Perkunder, sa here shkenca me fene hahen per pune shkence, ti se bese shkences, se ketu eshte ajo ne terrenin e saj racional.
Heren e fundit qe feja fitoi kunder shkences, puna perfundoi me turren e druve te Brunos. Qe atehere e lane ate pune, i hapen udhe shkences e zune udhen e dijes”.
Z. Lame bën sikur harron ndoshta se askush nuk po ngre zërin për misionarin apo marrëdhëniet shkecë – fe, por për faktin se po ndërhyhet pa ligj në një objekt kulti. Po gënjehet sikur ai është objekt monument kulture, kurse sot kryeministri foli për një “garazh që e quajnë kishë”. Në kini perëndi, thuajini njëherë gjërat siç janë!
Add new comment