minxhozi
E Mira Publike e ikjes së Berishës: I jep fund publicistikës së Pozave
Skënder MInxhozi ka këshilluar sot në distancë kolegët e vet në media që të mësojnë ta shohin si duhet rrezikun “Berisha”. Nisur nga një lapsus i Berishës për emrin e një kandidati – a thua kanë rëndësi kandidatët në këto kohë – Minxhozi vë në dukje se ironizimi i Berishës në këtë rast është gabim, pasi ish-kryeministri nuk është problem si një politikan sklerotik. Përkundrazi, MInxhozi na kujton se Berisha ka shumë energji dhe se ai përfaqëson një rrezik pasi nuk ka ndryshuar asgjë nga stili i vet.
Opinionisti Minxhozi: Edi Rama, eminenca gri e paqes me serbët. Ishte pro idesë së shkëmbimit të territoreve
Skënder Minxhozi, një opinionist i pavarur që është njohës i mirë i zhvillimeve të së majtës shqiptare dhe politikës së jashtme, shkruan sot rreth vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Kosovë. Sipas Minxhozit, Rama është një “protagonist i vjetër i rregullimit final mes serbëve e shqiptarëve”.
Pushteti nis sulmin për të mbajtur PD në gjendje kome
Edi Rama ka thënë më nota humori në fushatë se Luli është çun i mirë por nuk bën për atë punë. Pra për të qenë kryeministër i vendit. Por kjo nuk do të thotë se nuk i duhet kryeministrit në krye të PD-së. Kjo qasje u reflektua edhe gjatë kohës së fushatës ku Luli nuk u quajt kryetari i Shqup-it apo kukulla e Sali Berishës.
Me çfarë do ta ndihmojë Shqipëria Kosovën?
Politika e ditës po jep shoun e vet për tensionimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë dhe i fundit që ka lëshuar xhevahirin e radhës është ambasadori ynë në Prishtinë, Qemal Minxhozi. Sipas tij shqiptarët e Shqipërisë janë të brengosur për situatën e fundit në Kosovë dhe reagimi që mund të vijë në ndihmë të vëllezërve nga Kosova do të jetë alla shqiptarçe.
Demarkacioni Kosovë – Mali i Zi, ndërhyn me thirrje për dialog edhe ambasadori shqiptar
Në debatin publik për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi është përfshirë edhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi. Përmes një interviste për gazetën “Zëri” Minxhozi bën thirrje për dialog dhe mirëkputim. “Çështja e demarkacionit nuk zgjidhet duke vendosur flamuj, por duke dialoguar”, citohet të ketë thënë Minxhozi që përfaqëson një vend ku dialogu pa mbikëqyrjen e të huajve dështon rregullisht.
Ndërkohë vetë Shqipëria ka të pazgjidhur kufirin me Kosovën, Malin e Zi dhe me Maqedoninë(kufijtë ujorë).
Hall i madh me LSI-në...
Halli i socialistëve mbetet Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Përpjekjet disa vjeçare për të ricikluar skenën dypolare politike kanë dështuar dhe së fundmi, me lajme për prishje drekash e darkash mes drejtuesve të dy partive të koalicionit, krijohet ideja se krisja do të çojë herët apo vonë në divorc dhe në zgjedhje. Nga kjo qeveri ka mbetur vetëm një përpjekje serioze për nga pasojat dhe jo nga qëllimi: reforma në drejtësi.