Pushteti nis sulmin për të mbajtur PD në gjendje kome

Postuar në 26 Qershor, 2017 13:27

Edi Rama ka thënë më nota humori në fushatë se Luli është çun i mirë por nuk bën për atë punë. Pra për të qenë kryeministër i vendit. Por kjo nuk do të thotë se nuk i duhet kryeministrit në krye të PD-së. Kjo qasje u reflektua edhe gjatë kohës së fushatës ku Luli nuk u quajt kryetari i Shqup-it apo kukulla e Sali Berishës.

Afrimi me Bashën e ndihmoi Edi Ramën të fryjë mandatet në kurriz të PD-së dhe të shkalafitë opozitën, madje dhe duke u tallur. Nuk është çudi që ai ta ftojë Partinë Demokratike të ecin bashkarisht në rrugën e reformave dhe ta mbajë në sqetull për 4 vitet që vijnë. Nëse ndodh kështu bjerrja e PD-së do jetë e sigurtë.

Analistët afër pushtetit kanë nisur t’i mbajnë ison një aleance të tillë, duke mos e parë rezultatin e Partisë Demokratikje si humbje të Lulzim Bashës. Skënder Minxhozi deklaroi në studion e Top-Channel se “Lulzim Basha ka qenë vetëm 3 muajt e fundit kryetar real i PD-së” dhe kësisoj "nuk mund t’i faturohen kostot e një katërvjeçari ku Partia Demokratike drejtohej de facto nga Sali Berisha".

Një interpretim që atashon nevojën e pushtetit për të patur si kundështar edhe për 4 vjet Lulzim Bashën dhe PD-në në gjendje kome. Plus që PS dhe Edi Rama nuk dolën nga keq nga gërhitja e Bashës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.