mesazhi

Fillon teatri: “Shqipëria doli me nder dhe faqebardhë nga testi i vështirë i nderit kombëtar”

Postuar në 09 Tetor, 2015 14:00

Pasndeshja me Serbinë është rimarrë si argument për të theksuar sjelljen qytetare të tofozëve. “Humbën në fushën e lojës, por jashtë fushës së lojës i kemi befasuar të gjithë të tjerët me nivelin e lartë të dinjitetit dhe qytetarisë, madje kemi befasuar edhe kundërshtarët. Nëse në fushën e lojës nuk arritëm të mbajmë dot pikën e artë që na çonte në Francë, mbajtja e lartë e nivelit të kulturës sportive i ka dhënë tri pikë të arta Shqipërisë si vend dhe si popull. Për 94 minuta nuk është dëgjuar asnjë kor racist, nuk është sulmuar asnjë asnjë lojtar serb.

Basha politikë me mesazhin e Kurban Bajramit, Nishani i mërzitur nga sherret, Rama mjaftohet me një kartolinë

Postuar në 24 Shtator, 2015 10:57

Është bërë traditë që paria politike të jetë në pararojë të urimeve për Basha politikë me mesazhin e Kurban Bajramit. Edhe këtë vit presidenti, kryeministri dhe kreu i opozitës uruan që pa gdhirë besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Edi Rama u mjaftua me një kartolinë, ndërsa kryetari i opozitës përcolli një mesazh sa fetar aq edhe politik, duke bërë thirrje për ndërmarjen e akteve që i shërbejnë të mirës shoqërore në kushtet e një ekonomie të tronditur dhe në rrënim.

Mesazh nga Hungaria: Për në Gjermani, rruga më e shkurtër shkon nga Kroacia apo Sllovenia(video)

Postuar në 18 Shtator, 2015 05:05

Kryebashkiaku i qytetit hungarez, Asotthalom, në kufirin serbo-hungarez ka postuar një video në Youtube. Mesazhi shkon për refugjatët: Mos ejani në Hungari. "Hungaria është një zgjedhje e keqe. Asotthalom më e keqja", thotë kryebashkiaku.

Mjaft me kriminelë në Kuvend. Ja një deputet që përbën vlerë të shtuar të parlamentarizmit

Postuar në 07 Shtator, 2015 14:03

Kush tha që parlamenti shqiptar ka vetëm deputetë të dhunshëm. Ka mes tyre edhe “akademikë”, shqipja e të cilëve lë në hije lëvruesit më të hijshëm të gjuhës. Është fjala për Ylli Shehun, i cili  garoi në zgjedhje për Partinë Republikane, por vendosi të ndryshojë krah. Ai është deputeti më i ri i LSI. Shehu ka postuar disa foto nga seanca e parë e këtij sesioni, dhe mesa duket i emocionuar ka vendosur t’u dërgojë këtë mesazh në fb shqiptarëve:

“Hapja e sesionit te 5 !

Pages

Subscribe to RSS - mesazhi