Basha politikë me mesazhin e Kurban Bajramit, Nishani i mërzitur nga sherret, Rama mjaftohet me një kartolinë

Postuar në 24 Shtator, 2015 10:57

Është bërë traditë që paria politike të jetë në pararojë të urimeve për Basha politikë me mesazhin e Kurban Bajramit. Edhe këtë vit presidenti, kryeministri dhe kreu i opozitës uruan që pa gdhirë besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Edi Rama u mjaftua me një kartolinë, ndërsa kryetari i opozitës përcolli një mesazh sa fetar aq edhe politik, duke bërë thirrje për ndërmarjen e akteve që i shërbejnë të mirës shoqërore në kushtet e një ekonomie të tronditur dhe në rrënim.
"Fatkeqesisht ky Kurban Bajram e gjen vendin tonë me themele të tronditura te ekonomisë, me një varfëri që ka pllakosur mijëra familje, mijëra shqiptare kanë marre rrugët e emigrimit, shumë të rinj enden rrugëve të papunë e të pashpresë. Zoti na ka bërë sprovë për njeri-tjetrin”- thotë Libri i Shenjtë, ndaj si ne kete ditë, çdo ditë duhet të kujtojmë se janë aktet e mira, të nisura jo me qëllim përfitimi personal, por me qëllim për të lënë diçka të mirë, për të bërë diçka të mirë, për njeri-tjetrin, për familjen, për shoqërinë e ne vecanti për ata që janë me në nevojë, ato qe na tregojne vlerat e verteta"- shprehet Basha në mesazhin e tij.
Ndërsa presidenti Nishani preferoi një mesazh më të drejtëpërdrejtë për të lënë mënjanë sherret dhe kontradiktat. "Le të jetë kjo ditë gjithashtu një ditë e përqendrimit të vëmendjes së secilit ndaj shërimit të plagëve, sheshimit të kontradiktave, harrimit të sherreve, me anë të ndërgjegjësimit se paqja e të gjithëve nuk mund të arrihet ndryshe veçse përmes Mëshirës së Zotit, mirësjelljes së çdonjërit ndaj të gjithëve dhe të gjithëve ndaj çdonjërit"- shprehet Nishani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.