Kurban Bajrami
Basha politikë me mesazhin e Kurban Bajramit, Nishani i mërzitur nga sherret, Rama mjaftohet me një kartolinë
Është bërë traditë që paria politike të jetë në pararojë të urimeve për Basha politikë me mesazhin e Kurban Bajramit. Edhe këtë vit presidenti, kryeministri dhe kreu i opozitës uruan që pa gdhirë besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Edi Rama u mjaftua me një kartolinë, ndërsa kryetari i opozitës përcolli një mesazh sa fetar aq edhe politik, duke bërë thirrje për ndërmarjen e akteve që i shërbejnë të mirës shoqërore në kushtet e një ekonomie të tronditur dhe në rrënim.
Sulm kamikaz gjatë faljes së Kurban Bajramit; 12 viktima në Jemen
Gjatë faljes së Kurban Bajramit, ka ndodhur kjë sulm kamikaz me bombë, në një xhami në Sana, kryeqyteti i Jemenit. Sipas raportimit të BBC, nga ky atentat në xhaminë al-Balili kanë vdekur 12 persona. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe shumë persona të tjerë. Kryeqyteti i Jemenit është goditur kohët e fundit nga një seri sulmesh me bombë nga ISIS-i.