maqedonia e veriut

Hahn flet shqip: Treni juaj iku

Postuar në 16 Maj, 2019 19:25

Teksa panorama për vendimin e qershorit po qartësohet, ku në lidhje me Shqipërinë nuk pritet të ketë ndonjë suprizë pasi është bërë e qartë që nuk do ketë dritë jeshile, Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn thotë se problemet e Shqipërisë nuk mund të penalizojnë Maqedoninë e Veriut.

Punësimi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, tani pa leje pune

Postuar në 10 Maj, 2019 16:34

Qeveria shqiptare ka vendosur në mbledhjen e sotme lehtësimin e procedurave të punësimit në territorin e Shqipërisë të shtetasve malazenë dhe maqedonas që janë të kombësisë shqiptare. Me propozim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë qeveria ka sanksionuar:

Trump i kërkon Senatit ratifikimin e marrëveshjes së anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Postuar në 30 Prill, 2019 12:05

Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar senatit të SHBA-së, ratifikimin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Në letrën dërguar me këtë rast, Trump thekson partneritetin me Shkupin zyrtar në çështjet e sigurisë dhe sipas tij, anëtarësimi i këtij vendi do t’i shërbejë interesave të SHBA dhe NATO-s.Anëtarësimi i Maqedonsië së Veriut është ratifikuar nga vendet anëtare dhe ai pritet të formalizohet në vjeshtën e këtij viti.

Rusia njeh Maqedoninë me emrin e ri kushtetues

Postuar në 20 Mars, 2019 13:33

Federata Ruse ka njohur Republikën e Maqedonisë së Veriut me emrin e ri kushtetues. Ndonëse kundërshtoi Marrëveshjen e Prespës që përcaktoi këtë ndryshim, Moska zyrtare nuk ka vonuar që të reflektojë vendimin e ri. Vendimi i Rusisë dëshmon një shenjë realizmi në politikën e Jashtme, sidomos nisur nga fakti se ajo nuk e ka njohur asnjëherë Maqedoninë me emrin ndërkombëtarr, i cili që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë u njoh me emrin: Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Kur drejtësia nuk është teatër. Burg për Menduh Thaçin

Postuar në 08 Mars, 2019 15:33

Nga Maqedonia vjen një tjetër shembull për standardin e ndryshëm të drejtësisë ndaj të paprekshmëve të politikës. Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare është dënuar me 3.2 vjet burg për parregullsitë në zgjedhjet e vitit 2013. Ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov është dënuar me 3 vjet burg, kurse Bedreim Ibraimi, ish-anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me 4.5 vjet burg.

Pages

Subscribe to RSS - maqedonia e veriut