Rusia njeh Maqedoninë me emrin e ri kushtetues
Federata Ruse ka njohur Republikën e Maqedonisë së Veriut me emrin e ri kushtetues. Ndonëse kundërshtoi Marrëveshjen e Prespës që përcaktoi këtë ndryshim, Moska zyrtare nuk ka vonuar që të reflektojë vendimin e ri. Vendimi i Rusisë dëshmon një shenjë realizmi në politikën e Jashtme, sidomos nisur nga fakti se ajo nuk e ka njohur asnjëherë Maqedoninë me emrin ndërkombëtarr, i cili që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë u njoh me emrin: Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.
Rusia e njohu këtë shtet me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë që në vitin 1992. Përveç saj, emrin e ri e kanë njohur edhe SHBA, Izraeli, Serbia.
Add new comment