Hahn flet shqip: Treni juaj iku
Teksa panorama për vendimin e qershorit po qartësohet, ku në lidhje me Shqipërinë nuk pritet të ketë ndonjë suprizë pasi është bërë e qartë që nuk do ketë dritë jeshile, Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn thotë se problemet e Shqipërisë nuk mund të penalizojnë Maqedoninë e Veriut.
Fakt është se Maqedonia e Veriut ka kontribuar shumë dhe konkretisht, jo vetëm në kuadër të kërkesave tona, por edhe duke kapërcyer grindjen për çështjen e emrit, por edhe me kapërcimin e konfliktit dypalësh me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut ka krijuar kushtet që të jetë papritmas i vetmi vend në rajon, që nuk ka asnjë konflikt me fqinjët. Negociatat e zgjerimit janë një proces që bazohen në meritat dhe arritjet e secilit vend. Do të ishte e padrejtë, nëse një vend do të priste, sepse një vend tjetër nuk arrin rezultate. Është e padrejtë ndaj atyre që janë angazhuar më shumë, që kanë arritur të gjejnë zgjidhje, që janë të aftë për kompromise, që janë në gjendje të sjellin rezultate. Këta nuk duhet të dënohen tani meqë janë më mirë se të tjerët”-theksoi Hahn.
Komisioneri i Zgjerimit tha se është detyrë si e qeverisë ashtu edhe e opozitës të angazhohen në një proces që do të përmirësojë imazhin e Shqipërisë dhe nuk do të dëmtojë perspektivën e vendit.
Add new comment