Lezhe
Të vdesësh nga korrenti në anë të rrugës
Betimi i dytë pas 21 Janarit dhe një ftesë për Lulin (Video)
Edi Rama ka premtuar se nuk do t’u ndahet gjyqtarëve që shfuqizuan burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin. I pyetur nga një qytetar në Lezhë ai tha se dënimi me 25 vjet i njeriut që vrau 4 policë është një akt kriminal sepse jo vetëm e liruan autorin por i rivranë katër viktimat.
“Nuk do ti ndahemi kësaj çështje dhe këtë vendimi do ta bëjmë duke bërë të gjithë presionin e nevojshme, edhe para gjykatës, besoj se nuk t’ia dalin kaq lehtë. Këta lloj gjykatësish dhe prokurorësh janë si tumore, dhe i keni parë sesi vetingu po i largon të gjithë një nga një”-tha Rama.
Boja e legalizimeve, Lezha një shembull që demaskon shfaqjet e kryeministrit
Ka kohë që propaganda përdoret për të mbuluar “pisllëqet” e pushtetit edhe në çështje që janë konsideruar si arritje madhore të kësaj qeverie. Vetë kryeministri shëtit fshat më fshat me një mikrofon në dorë duke u vënë festen hallexhinjve që marrin në dorë nga një tapi legalizimi të shoqëruar me limonadat elektorale të kryetarit të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Me hapjen e platformës televizive personale ERTV, Edi Rama është kujdesur që në publik të dalë vetëm retorika e tij për çka po bën qeveria.
Qeveria anullon Parkun Industrial të Lezhës
Një vendim i qeverisë Berisha që nuk u kthye asnjëherë në një investim konkret dhe që u përdor nga ish-kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushe si premtim për rilindjen e Lezhës, u zhbë me një vendim të qeverisë aktuale, nisur nga një propozim i ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Bëhet fjalë për Parkun Industrial të Lezhës, shpallur me një vendim të 27 Janarit të vitit 2009 për dhënien e statusit të zonës ekonomike. Në realicionin shoqërues të vendimit thuhet se riaktivizimi i zonës së mësipërme nuk mund të vazhdojë, për shkak të problematikave të pronësisë së truallit.
Katrahura e mbifaturimeve
Mbifaturimet nga OSSHE është një problematikë me të cilën po përballen qytetarët në disa qytete të vendit. Në sportelet e "Kujdesit ndaj Klientit" në Lezhë adresohen çdo dite dhjetëra ankesa dhe sipas raportimeve,OSHEE ka vështirësi për dhënien e përgjigjeve. "Qytetarët thonë së kanë kontaktuar me faturistët, të cilët u kanë deklaruar se në skedarët e tyre kanë të regjistruar numrat realë të sahateve, por ato janë ndryshuar në qendër duke sjellë për pasojë mbifaturimet", raporton korrespondenti i "ABC News" në Lezhë.
Arben Ndoka në prezantimin e prefektit të Lezhës
Deputeti i dorëhequr menjeherë pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin, Arben Ndoka ka marrë pjesë si përfaqësues i mazhorancës në prezantimin e prefektit të ri të qarkut të Lezhës, Eduart Ndreca. Opozita ka denoncuar daljen sërish në skenë të ish-deputetit socialist të dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.