lesvos
Kaos në kampin e emigrantëve në Lesvos, 3 të lënduar nga zjarri
Një qendër e izolimit të refugjatëve në ishullin grek Lesvos është përshirë në flakë gjatë natës, si pasojë e përleshjeve midis refugjatëve afganë dhe pakistanezë. Mediat raportojnë se ka patur dhjetra të lënduar, tre prej të cilëve janë dërguar në spital.
Sekuenca nga zjarri janë projektuar në rrjetin social Twitter, nga i dërguari i gazetës britanike, The Independent, në ishull.
Zjarri ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të infrastrukturës së komisariatit të lartë të OKB-së për regujatët (UNHCR), përfshirë depo me veshmbathje dhe ushqime.
Papa Francesku rikthehet në Ballkan
Papa Francesku do të zhvillojë një vizitë të shkurtër ishullin grek të Lesvos, më 16 prill, sipas një komunikate të lëshuar të enjten nga selia e Shenjtë në Vatikan. Udhëtimi i primatit të kishës katolike synon të mbështesë refugjatët sirianë si dhe të fokusojë vëmendjen ndërkombëtare në krizën e refugjatëve.
Nuk kanë të mbaruar viktimat e valës migratore drejt Europës(foto+18)
Viktimat e valës migratore drejt Europës ngjan se nuk mbarojnë. Dje një varkë drejtuar në Lesvos të Greqisë është mbytur pas përplajes me një anije të Rojës Bregdetare, si pasojë e detit të keq. U shpëtuan 31 persona, por 7 mbetën të vdekur. Fotot e mëposhtme sjellin pamjet e aksidentit dhe janë realizuar për “reuters” nga fotografi George Moutafis.