Papa Francesku rikthehet në Ballkan
Papa Francesku do të zhvillojë një vizitë të shkurtër ishullin grek të Lesvos, më 16 prill, sipas një komunikate të lëshuar të enjten nga selia e Shenjtë në Vatikan. Udhëtimi i primatit të kishës katolike synon të mbështesë refugjatët sirianë si dhe të fokusojë vëmendjen ndërkombëtare në krizën e refugjatëve.
“Është shumë e qartë se Papa mendon që aty ka një emergjencë të rëndësishme”, tha zëdhënësi i Vatikanit, at Federico Lombardi. “Ashtu siç shkoi në Lampeduza -që atëherë ishte vija e parë e rrugës mesdhetare-, tani që është kjo situatë e vështirë, dramatike, në frontin e Egjeut, Papa dëshiron të jetë prezent dhe të tregojë ndjenjën e solidariteit dhe të përgjegjësisë”, tha Lombardi.
Lajmi për vizitën e Papës u publikua fillimisht nga sinodi i shenjtë i kishës ortodokse greke, në fillim të kësaj jave. Bashkë me Papën do të jetë edhe kreu i kishës ortodokse, partiarku Ekumenik, Bartoleme, dhe kryepeshkopi i kishës greke, Ieronimus, por edhe kryeministri Aleksis Tsipras.
Zëdhënësi i Vatikanit, at Federico Lomardi, Lombardi shtoi se udhëtimi i Papës për Lesvos ishte “një iniciativë e përbashkët” që do të "tregojnë se kishat e ndryshme të krishtera janë të bashkuar kur të përballen me emergjenca të mëdha".
Add new comment