lajmi
Nuk u fye nga Berisha. Thjesht luftë ndaj Thaçit për të qenë Lajmi në Tiranë
Dje në mbrëmje kryeministri Edi Rama doli në një videokonferencë, apo videoselfie për të shfryrë kundër Sali Berishës dhe akuzave të këtij të fundit për familjen e z. Rama. Dalja e z. Rama u përcoll live në disa televizione, ndonëse jo e plotë.
Askush nuk gjeti ndonjë arsye të vërtetë se përse kryeministri i Shqipërisë, i cili e prishi keq gojën dhe në të vërtetë ja tha të gjitha ish-kryeministri në sallën e parlamentit, duhet të dilte në orët e mbrëmjes për të shpërfaqur një gjendje të vetën ku ngatërrohej realja me aktrimin.
"Fresk Veliaj consortium"/Top-Channel tejkalon planin: I njëjti lajm publikohet në dy ditë
Erjon Veliaj është në politikë dhe atij i duhet që të manovrojë me shumëçka për të arritur objektivat e tij. Kjo kuptohet edhe pse marifetet e këtij pinoku politik janë komike aq sa zbardhin se ai jeton dramën e mosrealizimit të vetes. Por politika politikë. E keqja, apo qesharakja, komikja, groteskja, çfarë të duash mund ta quajmë këtë, është me median. Me një pjesë të saj, mes të cilave edhe dy televizionet Tv Klan dhe top-Channel. Ky i dyti është më origjinal, ndërkohë që i pari dallon që e ka për “hall” hosananë ndaj kreybashkiakut.
Mediat kosovare fshijnë lajmin me listën emërore të 20 mijë veteranëve mashtrues
Pak orë pasi mediat në Kosovë kanë publikuar listën e emrave të 20 mijë veteranëve mashtrues të UÇK-së, ato e kanë fshirë lajmin nga faqja e vet online. Gazeta “Zëri” dhe lajmi.net, dy faqet që e publikuan listën të plotë, duket se kanë hequr materialin, i cili siç u tha janë pjesë e aktakuzës së Prokurorisë.
Një president që bën hall të Shqipërisë, hallin e Sali Berishës
Ilir Meta vazhdon edhe në Presidencë të luajë “politikë” me teknikën e tij të preferuar, e me gjasë të vetmen që di, të “zbulimit me luftim”, ku lufta e vetme që përdoret është thashethemi. Thashethemi si mënyrë për të njoftuar tjetrin se “shiko se çfarë do bëj unë”, ndaj hajde të flasim.
Mediat/Rrëmbehet nga persona të maskuar Saakashvili
Ish-presidenti gjeorgjian, Mikahil Saakashvili duket se është rrëmbyer në Kiev. Lajmin e ka dhënë ndihmësi i tij, Yuri Derevyanko sipas të cilit, Saakashvili është rrëmbyer nga persona të panjohur të maskuar. Këtë informacion e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Informimi nuk është shërbim publik – interpretimi nga Gjykata e Fierit
BIRN shkruan sot për një vendim të gjykatës së Fierit që dëshmon sa nivelin formal të gjyqtarëve të caktuar, aq edhe mentalitetin e vendimmarrjes për tema shumë delikate siç është e drejta për të informuar dhe informimi si shërbim publik.
Çështja nis në vitin 2015.
Ambasada ruse: Lajmi për kërcënimin e ambasadorit, i pavërtetë dhe provokativ
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka hedhur poshtë si të pavërtetë dhe provokativ lajmet e televizionit Vizion Plus rreth të ashtuquajturit kërcëim për jetën e ambasadorit. Po kështu selia diplomatike e cilëson të pavërtetë edhe lajmin e kërkesës së personelit shtesë për mbrojtjen si dhe aludimet e bëra për lidhjen e këtyre ngjarjeve me zhvillimet politike në Shqipëri.
I ngordhi qeni, o burra ta bëjmë lajm...prekës*
1.Një femre që herë pas here shfaqet nëpër ekrane – ani pse nuk i sjell ndonjë vlerë estetike ose intelektuale shikuesit shqiptar – i paska ngordhur qeni. Na vjen keq. Gjithsesi nuk di sa përbën lajm kjo ndodhi, të cilën një e përditshme e jep në faqe të parë me titull të dukshëm, duke paralajmëruar për fjalët “prekëse” të gruas.
Titujt me cilësorët “prekëse” e “tronditëse” janë aq të përhapur në shtypin tonë sa edhe titujt me “Ja e vërteta për”. Lexuesi i gjen çdo ditë me lopatë.
Varfëri gjuhësore.
Shkreti mendimi.
Censura ndaj lajmit shqip për “eshtërat e bluara të shqiptarëve e për asfaltin serb”
Lajmi i publikuar ditë më parë nga gazetaria hulumtuese për një ish - snajperist serb, që kishte qenë pjesë aktive e ushtrisë serbe në Kosovë, dhe për të dhënat që dolën në sipërfaqe, si për shembull për “shtruarjen e asfaltit me eshtërat e civilëve shqiptarë”, dëshmoj dicka të shqetësueshme për gazetarinë tonë.
Bon Jovi, test i gomarllëkut të mediave shqiptare
Lajmi se Bon Jovi do të vijë në Tiranë për të dhënë një koncert në ditën e verës, u përhap me shpejtësi të jashtëzakonshme në thuajse të gjitha mediat online, përfshi këtu edhe ato të gazetave kryesore të vendit. Pa asnjë verifikim, ai u transmetua rrufeshëm duke i ngritur mendjen publikut, që filloi të interesohej menjëherë për vendshitjet e biletave.