Mediat kosovare fshijnë lajmin me listën emërore të 20 mijë veteranëve mashtrues
Pak orë pasi mediat në Kosovë kanë publikuar listën e emrave të 20 mijë veteranëve mashtrues të UÇK-së, ato e kanë fshirë lajmin nga faqja e vet online. Gazeta “Zëri” dhe lajmi.net, dy faqet që e publikuan listën të plotë, duket se kanë hequr materialin, i cili siç u tha janë pjesë e aktakuzës së Prokurorisë.
ResPublica ka ruajtur një pjesë të listës emërore të atyre që akuzohen se i bien qylit me 176 euro në muaj duke u shtirur si veteranë që u ka rënë bretku për atdheun. Është një soj ky që nuk shteret kurrë mes shqiptarëve e që mesa duket ka presuar mediat aq sa të heqin lajmin.
Po risjellim këtu faqen e lajmit në gazetën “Zëri” nxjerrë nga Google Cache ndërkohë që nga 20 mijë mashtruesit kemi vetëm emrat e rreth 5 mijë prej tyre.
Si ishte lajmi te Zëri:
Si ishte te burimi, lajmi.net:
Add new comment