kryesia

Legalizohet gara e porositur Basha-Selami

Postuar në 03 Korrik, 2017 21:54

Ashtu siç pritej kryesia e Partisë Demokratike miratoi kandidaturat e Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit në garën për kyetar të kësaj force politike, një dyshe e paketuar nga Berisha për të lënë sërish në krye të PD-së, Lulzim Bashën. Selami u vetëshpall kandidat për kryetar një ditë pasi Lulzim Basha u vetëngri, në një lëvizje të orkestruar nga Berisha.

Maqedoni/BDI deklaron pjesëmarrje në qeveri me LSDM

Postuar në 04 Mars, 2017 11:08

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dhënë dritën jeshile për bashkëqeverisje me LSDM-në. Vendimi është marrë nga kryesia e partisë 24 orët e fundit, duke rrëzuar paqartësinë më të madhe që qëndronte mbi ekuacionin politik të Zoran Zaev dhe refuzimit prej tij të mandatit nga presidneti maqedonas, George Ivanov. 

Elita e "shokëve dhe shoqeve". Ne kryesinë e PS, Erion Veliaj, Vangjush Dako, Olta Xhaçka etj..

Postuar në 23 Prill, 2016 18:05

Në përfundim të numërimit të votave të Asamblesë Socialiste është konfiguruar edhe kryesia e re e kësaj partie, që në gjuhën statuore është sanksionuar si “shokët dhe shoqet” e kryesisë. Ajo që bie në sy është futja në kryesi e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ndërsa në listën e grave bie në sy futja në kryesi e shoqeve, Olta Xhaçka, dhe Evis Kushi. Emrat e kryesisë janë propozuar nga kryetari Rama

Kryesia e re sipas votimit te Asamblese

 

20 anetare

13 burra

7 gra

 

Rrjedhja e kryesisë

Postuar në 23 Prill, 2016 12:30

Në asamblenë e Partisë Socialiste nuk priteshin supriza sepse transfuzioni i gjakut të ri me atë të vjetrin u konfirmua në kongres, por ajo që shenjoi forumin e lartë të PS ishte thyerja e heshtjes dhe akti politik i Arta Dades për të motivuar largimin nga kryesia me mënyrën e drejtimit nga "karafili" i partisë siç e quajti Rama veten para kongesit.

PD-ja në gjurmët e PS-së në vitin 2005. Vetëm se deputetët e djathtë po ngrenë zërin

Postuar në 11 Tetor, 2015 11:33

Situata në Partinë Demokratike është e rënduar dhe po reflekton mosaprovimin për manovrat e kryetarit të saj. Shenjat e para u dukën që pas zgjedhjeve lokale, ku PD-ja mori një goditje shumë të fortë; u mbulua me heshtje pasi Lulzim Basha, kryetari, shtyu analizën e humbjes me idenë e fitimit të kohës, dhe del sot në sipërfaqe pasi është momenti i përballjes. Shkak është bërë raporti i sugjeruar për analizën e humbjes i cili ka shkaktuar probleme.

Pages

Subscribe to RSS - kryesia