PD-ja në gjurmët e PS-së në vitin 2005. Vetëm se deputetët e djathtë po ngrenë zërin
Situata në Partinë Demokratike është e rënduar dhe po reflekton mosaprovimin për manovrat e kryetarit të saj. Shenjat e para u dukën që pas zgjedhjeve lokale, ku PD-ja mori një goditje shumë të fortë; u mbulua me heshtje pasi Lulzim Basha, kryetari, shtyu analizën e humbjes me idenë e fitimit të kohës, dhe del sot në sipërfaqe pasi është momenti i përballjes. Shkak është bërë raporti i sugjeruar për analizën e humbjes i cili ka shkaktuar probleme. Tensionet Ruli-Basha janë treguesi kryesor, aq më tepër që Genc ruli e konfirmoi përplasjen në një prononcim të dytë. Sot është Jemin Gjaan, i cili në nëj intervistë për gazetën “Panorama” kërkon marrjen përgjegjësish, ashtu siç ato janë dhe jo duke u fshehur pas tyre. “Do të ketë vend për të analizuar se cila ka qenë dhe cila do të jetë procedura se si PD duhet t’i nominojë kandidatët për pushtetin lokal dhe qendror, se si duhet të hartojë listat e këshilltarëve. Në asnjë prej këtyre çështjeve nuk ka asnjë tabu. Por duhet ulur poshtë në bazë se atje është masa e demokratëve. Vëzhgimi i bërë në atë material pune është pjesor dhe vetëm kur të analizohen të gjitha këto jo me qëllimin për të penalizuar individë, sepse sido që të jetë roli i një individi, ai një ngelet. Ne na intereson të shohim fenomenet, problemet e brendshme, qarkun që na krijohet herë pas herë. A do të ketë debate? A ka? A do të ketë në të ardhmen? A ka përplasje? A ka konkurrencë? Sigurisht që po! Këto janë të pashmangshme në politikë. Çështja është që ne të bëjmë një analizë gjakftohtë për të nxjerrë konkluzione të qarta”, thotë Gjana, që ka marrë drejtimin e Departamentit për Kontribute Historike. Diskutimi po bëhet për një udhëzim të Lulzim Bashës që e zhvendos analizën për zgjedhjet te përgjegjësia e kryetarëve të degëve, pa prekur deputetët. Një manovër tipike e dikujt që drejton dhe shikon nga Tirana, e që me sa duket ka si problem kryesor ruajtjen e enturazhit në drejtim. Nga kjo pikëpamje, deputetët e vjetër të PD-së, po dëshmohen më aktivë sesa kolegët e tyre në PS-, të cilët në një masë të madhe, madje dërrmuese, e shitën pa problem Fatos Nanon dhe i hapën krahët Edi Ramës në vitin 2005. E njësoj si Edi Rama edhe Basha ka nisur fushatën në bazë me shpresën e kolaudimit të asaj që është thyer.
Add new comment