Koreja e Veriut
Çarmatoset Koreja e Veriut
Samiti mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut është bërë realitet duke shkruar një moment historic dhe kapërcyer dyshimet e momentit të fundit që e vunë në pikëpyetje atë. Mediat kanë përcjellë momentet e takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreanoverior, Kim Jong-un në Singapor, në hotelin “Capella” në Sentosa.
Zemërimi i Koresë së Veriut pas bllokadës ekonomike
Koreja e Veriut i quajti sanksionet e fundit të OKB-së "si një sulm të dhunshëm mbi sovranitetin e vendit dhe një akt lufte që shkatërron paqen dhe stabilitetin e Gadishullit Korean dhe gjithë rajonit".
Sipas njoftimit, të Ministrisë së Jashtme Koreano Veriore, armët bërthamore të Koresë së Veriut janë një mjet parandalimi që synon vetëmbrojtjen dhe nuk janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
“Njerëzimi do paqe, jo vdekje”
Presidenti amerikan komentoi me një mesazh në Twitter vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të miratuar unanimisht projekt-rezolutën për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut.
SHBA i kthehet kërcënimeve ndaj Koresë së Veriut
Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë kurrë një Kore të Veriut si fuqi bërthamore ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis duke paralajmëruar se programi bërthamor i Phenianit minon sigurinë e vendit, në vend që ta forcojë atë.
BE kërcënon Korenë e Veriut
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do t'i kërkojnë Koresë së Veriut t'i japë fund planeve të saj për të blerë armë bërthamore dhe raketa balistike. Udhëheqësit e vendeve të bllokut do të diskutojnë vendosjen e sanksioneve edhe më të rrepta se ato të vendosura nga OKB.
Sipas njoftimit, thuhet se Këshilli Europian do t'i kërkojë Penianit të "braktisë programet për blerjen e armëve bërthamore dhe raketave balistike në mënyrë të plotë, të verifikueshme dhe të pakthyeshme".
Hakerohen planet e luftës së Koresë së Jugut
Hakerat e Koresë së Veriut thuhet se kanë kapur një numër të madh dokumentesh konfidencialë nga Koreja e Jugut, duke përfshirë një plan vrasjeje kundër Kim Jong Un.
Siç pretendon deputeti i Koresë së Jugut, Rhee Cheol-Hee, ky informacion vjen nga ministria e mbrojtjes e vendit të tij. Dokumentet e vjedhura përfshijnë planet e hartuara nga SHBA dhe Koreja e Jugut në rast lufte. Përveç kësaj, ka informacione të rëndësishme për stacionet e energjisë dhe objektet ushtarake në vend.
Italia dëbon ambasadorin e Koresë së Veriut
Italia ka kërkuar që ambasadori i Koresë së Veriut në Romë, procesi i akreditimit i të cilit nuk është përfunduar ende të largohet nga vendi në shenjë proteste për nisjen e raketave balistike dhe testimin e armëve bërthamore të Phenianit.
"Ne kemi vendosur të ndërpresim procesin e akreditimit. Ambasadori do të duhet të largohet nga vendi"-tha ministri i jashtëm italian Angelino Alfano në një intervistë për La Repubblica.
Fjalimi i Trump në OKB, mesazh force për Korenë
Në fjalimin e tij të parë para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të jenë të detyruar të përdorin forcën për të "shkatërruar" krejtësisht Korenë e Veriut nëse Pheniani nuk tërhiqet nga programin bërthamor.
OKB i ndërpret naftën dhe eksportet Koresë së Veriut
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri vendosjen e sanksioneve të reja për Korenë e Veriut, duke vendosur një reduktim me 10% në furnizimet e saj me naftë dhe gaz. Miratimi i këtij vendimi shënon raundin e 8-të të sanksioneve ndaj Phenianit për shkak të testit të gjashtë bërthamor që kreu më 3 shtator.
Merkel i kundërvihet SHBA-së, ka një zgjidhje për Korenë e Veriut
Kancelarja Angela Merkel deklaron gatishmërinë e saj për të marrë pjesë në një iniciativë diplomatike për t'i dhënë fund krizës së shkaktuar nga armët bërthamore të Koresë së Veriut dhe programet e raketave balistike dhe thekson se bisedimet e një vii më parë me Iranin mund të jenë një model sesi mund të ecë përpara ky nproces.