Zemërimi i Koresë së Veriut pas bllokadës ekonomike
Koreja e Veriut i quajti sanksionet e fundit të OKB-së "si një sulm të dhunshëm mbi sovranitetin e vendit dhe një akt lufte që shkatërron paqen dhe stabilitetin e Gadishullit Korean dhe gjithë rajonit".
Sipas njoftimit, të Ministrisë së Jashtme Koreano Veriore, armët bërthamore të Koresë së Veriut janë një mjet parandalimi që synon vetëmbrojtjen dhe nuk janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Koreja e Veriut tha se ata që votuan në favor të sanksioneve do të ballafaqohen me zemërimin e Phenianit.
"Vendet që kanë ngritur dorën në favor të kësaj të sanksioneve do të jenë plotësisht përgjegjëse për të gjitha pasojat që do të rezultojnë nga 'rezoluta' dhe do i sigurojmë se ata do të paguajnë një çmim të rëndë për atë që kanë bërë".
Kina, me të cilën Koreja e Veriut shkëmben rreth 90% të tregtisë së saj, ka kërkuar në mënyrë të përsëritur qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha anët. Ministria e Jashtme kineze tha dje se rezoluta e re thekson nevojën për një zgjidhje paqësore përmes dialogut dhe se të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa që synojnë uljen e tensionit.
Gazeta shtetërore kineze të gjerë, Global Times raportoi dje se qëllimi i rezolutës është për të parandaluar luftën. "Dallimi mes të rezolutës së re dhe propozimin fillestar amerikan reflekton qëllimin e Kinës dhe Rusisë që të shmangin luftën dhe kaosin në gadishullin Korean.
Add new comment