korce
Projekti për TEC me torfë, ish-kryetari i Bashkisë, Gjinko: Katastrofë për mjedisin dhe shëndetin
Ish-kryetari i Bashkisë Korçë, Gjergji Gjinko flet për median "albaniamozaik.wordpress.com" dhe deklaron se projekti ka pasoja të mëdha edhe mbi shëndetin e njerëzvem por edhe biznesit dhe mjedisit e ekonomisë. Gjinko thotë se TEC-i i qymyrit në Korçë ka sjellë boll dëme, çka jep idenë se çfarë sjell torfa. Më poshtë prononcimi i Gjinkos:
Bashkia e Korçës përplaset me Mitopolinë, projekton ndërtimin e zyrave në pronën e Kishës
Projekti i bashkisë së Korçës për ta kthyer biblioteken Thimi Mitko në ambjente ku do të zhvendosen disa shërbime të bashkisë ka sjellë në vëmendje çështjen e pronave të komuniteteve fetare. Me argumentin se ky projekt ndryshon destinacionin e bibliotekës Mitropolia i ështën i drejtuar me një kërkesë këshillit bashkiak duke i kërkuar që me këtë terrior i njohur nga ligji si pronë e Kishës Ortodokse të ringrihet kisha e Shën Gjergjit. Mitropoliti i Korçës, Imzot Johani,thotë se biblioteka duhet t'i kthehet Kishës.
Drejtori i Beqajt, procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës, lekët në xhep
Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim kërkesën ndaj drejtorit të Shëndetit Publik, Devoll, Valent Nallbati, si edhe inxhinierit Panajot Pilani, të dy të akuzuar për falsifikim të dokumeneave dhe shpërdorim detyre, pasi, në vitin 2015, kanë realizuar procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit, për punime të cilat ishin kryer në vitin 2011.
Kush ia shikon hajrin Shqipërisë(foto)
Emisioni investigativ “Fiks Fare”, mbrëmjen e së martës ka udhëtuar në qytetin e Korçës, ku në vijimin e denoncimeve lidhur sistemin e drejtësisë, ka sjellë për shikuesit pronat disa miliona euro që janë në pronësi të gjyqtarëve apo prokurorëve.
Rama premton stadium edhe në Korçë, këmbëngul te përfshirja e sportit në programet arsimore
Kryeministri Rama inspektoi në Korçë, terrenet sportive të sapopërfunduara të shkollës “Raqi Qirinxhi”. Ky është nga 44 terrenet e reja, të ndërtuara në të gjithë vendin në funksion të shndërrimit të shkollave në qendra të ndërveprimit në komunitet. Me këtë investim kësaj shkolle i janë shtuar një fushë volejbolli dhe basketbolli, një fushe futbolli, dy fusha tenisi, si dhe dy fusha të mëdha shahu.
Kryengritja e lypsarëve të Korçës: Prisni para të vogla që njerëzit të kenë ç’të na dhurojnë!
Ishte vit i lypsarëve. Për çdo ditë që kalonte ata bëheshin më të shumtë. Dukej sikur dilnin nga dheu. Kaq shumë lypsarë nuk ishin parë kurrë. Korça ishte pushtuar prej tyre. I gjeje kudo: në cepa rrugësh, buzë trotuareve, afër kafeneve, te furrat e bukës, në mensa e dyqane. Gjithkund shfaqej një dorë e shtrirë për ndihmë. Ishin fëmijë të vegjël, gra me foshnja në krah, njerëz të të moshuar, të verbër e të gjymtuar, por askush që kalonte pranë tyre nuk jepte gjë.