Bashkia e Korçës përplaset me Mitopolinë, projekton ndërtimin e zyrave në pronën e Kishës
Projekti i bashkisë së Korçës për ta kthyer biblioteken Thimi Mitko në ambjente ku do të zhvendosen disa shërbime të bashkisë ka sjellë në vëmendje çështjen e pronave të komuniteteve fetare. Me argumentin se ky projekt ndryshon destinacionin e bibliotekës Mitropolia i ështën i drejtuar me një kërkesë këshillit bashkiak duke i kërkuar që me këtë terrior i njohur nga ligji si pronë e Kishës Ortodokse të ringrihet kisha e Shën Gjergjit. Mitropoliti i Korçës, Imzot Johani,thotë se biblioteka duhet t'i kthehet Kishës.
Grupi i këshilltarëve të djathtë ka mbështetur kërkesën e Mitropolisë, duke e konsideruar një mundësi për të rikuperuar dëmet e së kaluarës.
Kreu i bashkisë së Korçës refuzoi kërkesën e Mitropolisë me argumentin se edhe pse biblioteka do kthehet në zyra destinacioni publik i saj nuk ndryshon raporton Abc News.
Comments
Si ka mundesi qe sa here
Si ka mundesi qe sa here behet fjale per lajme qe kane te bejne me te drejtat e kishes orthodhokse. shtypi shqiptar u bene bllokade... embargo totale?!
Add new comment