kompania
Shpërthimi në Bejrut, kërkohet hetimi i një kompanie të regjistruar në Londër
Dy deputetë britanikë kanë kërkuar hapjen e një hetimi mbi një kompani të regjistruar në Britani, emri i të cilës del i lidhur me shpërthimin shkatërrues në Bejrut. Savaro Ltd është e regjistruar në Londër dhe në regjistrin e kompanive figuron pronare Marina Psyllou. Kjo e fundit, e kontaktuar ngë agjencia e lajmeve Reuters, është shprehur se në të vërtetë pronari është një tjetër, por nuk ka pranuar të bëjë publik emrin e tij.
Punonjësit e Google organizohen për herë të parë në një sindikatë
Mbi 200 punonjës të Google janë angazhuar në krijimin e një sindikate, një hap ky historik për një kompani të madhe teknologjike. Unioni i Punëtorëve të Alphabet, kjo e fundit kompania mëmë e Google, ka mbështetjen e Punëtorëve të Komunikimit të Amerikës.
Nëngrupe më të vogla punëtorësh të Google - punëtorët e kafeterisë në Bay Area dhe kontraktorët në Pittsburgh - janë bashkuar më parë, kjo shënon përpjekjen e parë për të krijuar një sindikatë për mbarë kompaninë.
Anulimi i HEC-it të Holtës, kompania: Do ta çojmë në gjykatë
Kryetari i Grupit Parlamentarë i partisë socialiste Taulant Balla ka deklaruar këtë të mërkurë në një prononcim për mediat se ai së bashku me 5 deputetët e tjerë të elbasanit i ka kërkuar qeverisë që të anullojë lejen e ndërtimit të hecit në kanionet e Holtës në Gramsh
Leja për ndërtimin e HEC-it në këtë kanion është firmosu në prill të vitit të kaluar nga ish Ministri Damian Gjiknuri. Ndërsa kompania ndërtuese është Era Hidro SH.P.K.
Shkelje e hapur e ligjit, një kompani në sekuestro pjesë e projektit të Unazës së Madhe
Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se në projektin e Unazës së Madhe ka përfshirë një kompani e cila ka qenë nën sekuestro. Spas përfaqësueses së PD-së, Ina Zhupa, ky fakt i dokumentuar e bën të paligjshëm procesin në fjalë, përtej aspektit të protestës së banorëve.
Akuza, tender fiktiv për veshjet e policëve bashkiakë
Partia Demokratike akuzoi Bashkia e Tiranës se shpall fituese të një tenderit fiktiv 100 milionësh një kompani nën sekuestro për mospagim taksash dhe me vetëm 1 punëtor. Bëhet fjalë për një tender për veshjet e policëve bashkiakë ku në garë kanë marrë pjesë vetëm 2 kompani: “Vojsava Zenelaj” që është shpallur fituese dhe një kompani tjetër “Muça shpk”, e cila ka depozituar dekomunentacionin, por nuk ka bërë asnjë ofertë.
Weinstein deklaron nisjen e falimentimit të kompanisë së tij
Skandalet i kanë kushtuar shumë shtrenjtë producentit të famshëm, Harvey Wienstein. Media të ndryshme raportojnë se pas dështimit në përpjekje për ta shitur kompaninë, Weinstein po shkon drejt idesë së falimentimit.
Pse falimentoi kompania Plus Communication?
Kompania e telefonisë celulare Plus Communication ka lajmëruar se që prej 1 Janarit 2018 nuk do të ofrojë më shërbimin ndaj abonentëve të saj.
Skandali “Metalgate”, fundoset gjigandi japonez i çelikut
Kompania japoneze e përpunimit të çelikut “Kobe Steel” bëri me dije se numri i kompanive që janë prekur nga skandali i falsifikimi të të dhënave në lidhje me cilësinë dhe qëndrueshmëri e aluminit, bakrit dhe 9 produkteve të shitur prej saj në 10 vitet e fundit janë nga 200 deri në 500. Skandali ka çuar në një rënie prej 1.8 miliardë dollarësh në vlerën e tregut të “Kobe Steel” këtë javë.
Mbyllet "pazari" 128 milionë euro për mbetjet në Tiranë
Shoqëria “Integrated Energy B.V” është fituese e koncesionit për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës me vlerë 128 milion euro. Landifilli ekzistues do të rindërtohet brenda 22 muajve e më pas kompania do të nisë ndërtimin e inceneratorit të mbetjeve, ku sipas studimit të fizibilitetit, në të ardhmen djegia e mbetjeve do të prodhopjë energji elektrike.
Tuneli i Moglicës, kanceri i azbestit dhe sindikatat
Ejani investoni në Shqipëri se këtu s’kemi sindikata, të cilat jua çajnë kokën atje në Itali”, më gjëmoi në vesh si gjyle sërish dje kjo deklaratë e Kryeministrit tonë para investitorëve italianë, diku nga 2014-a. Më gjëmoi në vesh sërish sepse HEC Devolli dje nxori lajmin se “tuneli i gjatë i Moglicës përfundoi pa vonesa”.