Mbyllet "pazari" 128 milionë euro për mbetjet në Tiranë
Shoqëria “Integrated Energy B.V” është fituese e koncesionit për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës me vlerë 128 milion euro. Landifilli ekzistues do të rindërtohet brenda 22 muajve e më pas kompania do të nisë ndërtimin e inceneratorit të mbetjeve, ku sipas studimit të fizibilitetit, në të ardhmen djegia e mbetjeve do të prodhopjë energji elektrike.
Projekti përfshin edhe ngritjen e një vendi për të depozituar mbetjet e ngurta të cilat do të përpunohen si materiale të ngruta ose energji elektrike dhe do të shiten për të siguruar fitime për kompaninë. Në zonën e landfillit të sharrës, Bashkia e Tiranës do të japë edhe 12 hektarë të tjera, pjesa më e madhe, 60%, është pronë shtet, ndërsa për tokën me pronarë do të jepen 2 milion euro nga kjo bashki për të bërë shpronësimin.
Kompania do t’i vjelë bashkive 29 euro për ton për depozitimin e mbetjeve, ndërsa parashikon që minimalisht njësitë vendore të derdhin në landfill 700 ton mbetje në ditë duke i sguruar të ardhura në vlerën e 7.4 milion eurove në vit.
Në total firma koncesionare do të fitojë 222 milion euro nga depozitimi i mbetjeve, ndërsa paratë për investimin do të jepen janë pjesë e buxhetit të saj.
Shoqëria mendon që të realizojë kthimin e investimit në 6 vitet e para. Bashkitë që do të shesin mbetje në këtë incerator do të suubvecionohen nga buxheti i shtetit. Në vitin e parë bashkia e tiranës do të japë 1 milion euro, ndërsa buxheti 6.4, e në vitin e fundit raporti do të përmbyset: bashkia do të shpenzoje 5.1 milion euro dhe buxheti 2.3 milion.
Integrated Energy B.V që u vetëofrua për këtë koncesion ishte kompania e vetme në garën e shpallur zyrtarisht në 12 qershor 2017.
Kjo shoqëri rezulton se është themeluar vetëm pak ditë para paraqitjes së ofertës për ndërtimin e inseneratorit. Integrated Energy Energy B.V është themeluar më 19 gusht të 2016-ës në Holandë, ndërsa vetëm pak javë më vonë, më 7 nëntor Ministria e Mjedisit i propozon Këshillit të Ministrave që të miratojë bonusin në procedurën e përzgjedhjes së kompanisë konçesionare.
Në bordin drejtues të shoqërisë Integrated Energy rezulton të jetë edhe biznesmeni shqiptar Klodian Zoto, i cili është aksioner me 100 për qind të aksioneve të shoqërisë Integrated Technology Service.
Dritëhijet që implikojnë Veliajn në Sharrë
Kontrata për incendratorin e Tiranës kaloi nga një rrugë që e implikon shumë kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj, duart e të cilit kanë lënë disa gjurmë që janë identifikuar tërthorazi edhe mbi dy kufoma, Ardit Gjoklaj dhe Myrvete Duka.
Gjurmë të papërgjegjshmërisë, të shkeljeve ligjore, gjurmë interesash, të kamufluara që lidhen me mënyrën sesi shoqëria publike Eco Tirana i dha për shfrytëzim pa tender kompanisë 3R selektimin e mbetjeve të riciklueshme brenda landfillit të Sharrës.
Drejtuesi i kompanisë 3R, u shpall në kërkim për 30 ditë, pasi në landfill u gjet i vdekur 17 vjeçari Ardit Gjoklaj, i cili ishte punësuar jashtë çdo kriteri ligjor për selektimin e mbetjeve. Por për administratorin e kompanisë nuk u lëshua asnjëherë urdhër-arresti dhe ai u hetua në gjendje të lirë.
Në shkurt të këtij viti Prokuroria mbylli hetmet për vdekjen e 17 vjeçarit Gjoklaj, duke shpallur fajtor përgjegjësin e turnit i kompanisë “3R” që menaxhonte përpunimin e mbeturinave, Dëfrim Hakrama, si edhe fadromisti Edmond Kollari, të cilët sipas saj nuk respektuan rregulloren e punës.
Hetime u zhvilluan edhe për përgjegjësitë e mundshme të kompanisë “3R”, shoqërisë “Eco Tirana” dhe Bashkisë së Tiranës, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike, hetime të cilat ende nuk janë mbyllur. Për shkak të këtyre ngjarjeve të rënda por dhe investigimit të medias, Erion Veliaj duket se hoqi dorë nga miqtë e tij, por fakti që "Integrated Energy B.V" ishte e vetmja kompani në garë ng sërish pikëpyetje.
Add new comment