komisioni
Konçesioni i Check -up, Vokshi: Dhatë 1.7 mld lekë për kontrolle që nuk janë bërë(video)
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ishte thirrur sot në seancë dëgjimore në Komisionin e Shëndetësisë lidhur me ecurinë e konçesionit të Check-up, për të cilin Ministria e Shëndetësisë vendosi të zgjerojë me 10 vjet kufirin e moshës së personave që do t’i nënshtrohen kontrollit shëndetësor falas. Kjo sepse në fazën e parë nuk u arrit të përmbushej objektivi për t’i dhënë këtë shërbim mbi mijë personave të moshës nga 40 deri në 60 vjeç.
Pazaret e drogës do kenë viktima, do jenë të shpejta
Rezultati suprizë i zgjedhjeve në Dibër ka shtuar tensionin brenda opozitës, që akuzon mazhorancën se i bleu zgjedhjet me paratë e parcelave të kanabisit. Një deklaratë që tregon tensionin në radhët e politikës është ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, në Komisionin e Sigurisë. Ai tha se policia është e përfshirë në mbjelljen e kanabisit dhe se përplasjet për pazaret e drogës ku janë të implikuara edhe segmente të shtetit do të sjellin viktima.
Vëzhgim: PS-ja nuk ka me kë ta zëvendësojë Fatmir Xhafën
Partia Demokratike ka paraqitur një kërkesë për largimin nga Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi, të Fatmir Xhafës, kryetar i tij, deputet i Partisë Socialiste. Arsyeja është bërë publike: PD-ja pretendon se vëllai i Xhafës është i kërkuar për trafik droge në Venezuelë.
Por që PS-ja të tërheqë Xhafën, do t’i duhet ta zëvendësojë atë me një tjetër emër. I cili, siç na e thotë logjika, duhet të vijë nga fusha juridike. Jo më kot ishte Fatmir Xhafa i zgjedhur i PS-së deri më tani, pasi ai ka profesionin e juristit.
LSI me versionin e PD-së: Ngjarja e Rinasit, më e rënda që nga viti 1997. A po “certifikohet” Tahiri si i paaftë?
Ngjarja e Rinasit, grabitja spektakolare që la me gisht në gojë të gjithë aktorët përgjegjës të sigurisë, po kalon në axhendën e diskutimit politik. Ndonëse hetimet kanë nisur dhe ka madje disa të arrestuar, përfaqësues të politikës nuk hezitojnë të japin variante për konsum publik mbi atë që ka ndodhur. “Siguria në Rinas është zero, ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur as në vitin 1997. Nuk ka rëndësi shumë e vjedhur, por fakti që në Rinas hyri grupi i armatosur. Është shkelur siguria kombëtare dhe vija e kufirit.
Eritrea nën akuzë për krime kundër njerëzimit
Një raport i Kombeve të Bashkuara vlerëson se Eritrea është përgjegjëse për krime kundër njerëzimit që përfshijnë përveç vrasjeve edhe skllavërimin e 400 mijë njerëzve për 25 vite pavarësi.
Hetimi për serverin e Tatimeve/Shmangen dëshmitarët. Mungon edhe Panajot Gjiknuri, pjesë e Grupit të Auditit, vëlla i ministrit të Energjetikës
Komisioni Parlamentar Hetimor për zbardhjen e ndërhyrjes në serverin e Tatimeve, po dështon në mbledhjen e dëshmive. Kryetari i këtij Komisioni, Arben Ristani, deklaroi sot se për të gjithë ata dëshmitarë që janë vënë në dijeni dhe janë thirrur, do të bëhen kallëzimet për t’i thirrur me forcë. “Për ata dëshmitarë që kanë marrë dijeni dhe nuk janë paraqitur sigurisht që do të bëjmë kallëzimet përkatëse për ti marrë me forcën shtrënguese të shtetit.
Serveri i Tatimeve, ish-ministri Cani: “Jam i bindur se ka vjedhje. Listën e audituesve e bëri Panajot Gjiknuri. Të ribëhet auditimi”
Pasi vartëset i faturuan gjithçka, ish-ministri i Financave është paraqitur në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar Hetimor për Serverin e Tatimeve. Ish-ministri ka deklaruar se ka bindjen se është konsumuar akti i vjedhjes, ndonëse prokuroria mbylli hetimin dhe deklaroi se nuk ka gjurmë të transferimit apo fshirjes së të dhënave. Me rëndësi është edhe fakti i deponuar sot nga Cani, sipas të cilit listën e audituesve e bëri ish-këshilltari i tij, Panajot Gjiknuri, vëlla i ministrit aktual të Energjetikës, Damian Gjiknuri. Më poshtë një pjesë e dëshmisë së ish-ministrit:
Serveri i Tatimeve, Shkëlqim Cani thirret për të dhënë shpjegime
Komisioni parlamentar hetimor mbi çështjen e marrjes së të dhënave në serverin e tatimeve është mbledhur pas disa dështimeve radhazi dhe ka përcaktuar rregulloren dhe ndryshimin e planit të hetimit.
Një nga dëshmitarët e parë që do të thirren do të jetë ish ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe sekretarja e Përgjithsme e kësaj ministrie, Gelardina Prodani, të cilët të martën duhet të jenë përpara komisionit.
Nisma për dhomat e tregëtisë kundërshtohet edhe në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese
Projektiligji i qeverisë për Dhomat e Tregëtisë është kundërshtuar sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese edhe nga përfaqësues të shumicës. Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi ka deklaruar se ndryshimet ligjore nuk sjellim përmirësime, por thjesht shtojnë një pagesë për anëtarësimin. “Propozimi i qeverisë synon të bëjë të detyrueshëm një pagesë e cila mendohet të prodhojë një pasojë për një organizim më të mirë të bizneseve. Por kjo nuk është e mjaftueshme për të reformuar mënyrën se si bizneset organizohen në dhomat e tregëtisë.
Unioni i Prokurorëve kundër Komisionit për Vlerësimin e Pasurisë
Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kërkon në mënyrë të qartë që reforma në sistemin e drejtësisë të këtë si synim kryesor përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit dhe jo të emrave të përvecëm.
Sipas tyre një kërkesë e tillë vjen natyrshëm nga parashikimet e dispozitave kalimtare të cilat nga njëra anë parashikojnë vazhdimin e mandatit për një sërë funksionarësh të këtij sistemi (anëtarë të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese) dhe ndërprerjen e mandateve për një sërë funksionarësh të tjerë (anëtarë të KLD dhe Prokurori i Përgjithshëm).