LSI me versionin e PD-së: Ngjarja e Rinasit, më e rënda që nga viti 1997. A po “certifikohet” Tahiri si i paaftë?

Postuar në 04 Korrik, 2016 11:47

Ngjarja e Rinasit, grabitja spektakolare që la me gisht në gojë të gjithë aktorët përgjegjës të sigurisë, po kalon në axhendën e diskutimit politik. Ndonëse hetimet kanë nisur dhe ka madje disa të arrestuar, përfaqësues të politikës nuk hezitojnë të japin variante për konsum publik mbi atë që ka ndodhur. “Siguria në Rinas është zero, ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur as në vitin 1997. Nuk ka rëndësi shumë e vjedhur, por fakti që në Rinas hyri grupi i armatosur. Është shkelur siguria kombëtare dhe vija e kufirit. Duhet të kërkojmë llogari për masat e marra pas ngjarjeve në Stamboll”, tha sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, që ka bërë thirrje që Presidenti i Republikës të reagojë.

Në një farë mënyre këtë e ka konfirmuar pa dashje edhe deputeti socialist Paulin Sterkaj, që ka folur me përvojën e poilicit. “Duhet të lëmë hetimet të flasin vetë. Kam bindjen se grupi që grabiti s’ka qenë grup i armatosur, por marrëveshje midis individëve me pozicione te ndryshme”, tha ai.
Mbedhje të Këshillit të Sigurisë Koknëtare ka kërkuar edhe deputeti i PD-së, Asllan Dogjani. “Makina e cila u përdor nga grabitësit mund të ishte me eksploziv, duhet të merreshin masa për një mbledhje te jashtëzakonshme për sigurinë kombëtare”, tha ai. Një mbledhje e tillë mund ta nxirrte të paaftë ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, që po përballet me akuza të reja.

Comments

Submitted by Floriri Kerrabes (not verified) on

O Luan Rama, o sy peshkaqen, si Zen Berisha, po vjedhja e floririt te Kerrabes nga padroni yt Ilir Meta, si te duket ?
Vetem kaq na thuaj o sypeshkaqen.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O Flori mos do te thuash qe keto para i vodhi Edvini e shurranet e tij qe te barazohej me Liken nga pikpamja financiare? Jo, se po qe keshtu mire e ke ti, se i bie qe meqe vodhi Likja tashti te gjithe jane te justifikuar po te vjedhin.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po pse mer ti duhej te vidhej aeroporti qe te shtrohet problemi per paaftesine e Tahirit. Ket gje e ka marre vesh me kohe edhe lopa ime.

Submitted by Floriri i Kerrabes (not verified) on

Xhuxhumak, o anetar i thelle i PD dhe anetar i ceket i LSI.
Je komplet karagjoz, si nga ato qe thua, si nga ato qe shpreh si dhe nga ato qe komenton.
Fol e shkruaj sa te duash, nuk ja vlen te lodhesh me monstra si puna jote.
Nuk dua te te shaj me fjale fyese, megjithese e meriton, ne respekt edhe te redaksise.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ah mer Flori te paska djeg prapanica keq. Ti si ta kesh punen ne dac lodhu, ne dac mos u lodh me monstra (hau bre, monster sikur i bie te jete Saliu, apo e keni mesuar kete fjale edhe nuk rrini dot pa e perdorur) si puna ime. Ja ku po ta them qe mua nuk me prishet gjiza as per PD e as per LSI, demek nuk me rruhet fare po e deshe ndryshe, qe ta marresh vesh me mire. Po nuk e marr vesh perse ju shurranët dhe shurranet e Edvin Kristaq Rames ju eshte mbushur mendja se jeni me te mire se bashibozuket e Saliut dhe hajdute e Ilirit? Po hic or trap nje kakë jeni te gjithë dhe mos harro se pa Ilir Metelikun Edvin Kristaq Rama nuk rri dot as edhe nje minutë më shumë mender Kryeminister i ketij katundit ketu buze Adriatikut, prandaj pellitni per Saliun sa te doni, po me Liken mos e krruani shume se ju hedh me kembe perpjete kur t'i ngrifet. A more vesh o Floriri i Xhaxhit?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.