Konçesioni i Check -up, Vokshi: Dhatë 1.7 mld lekë për kontrolle që nuk janë bërë(video)
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ishte thirrur sot në seancë dëgjimore në Komisionin e Shëndetësisë lidhur me ecurinë e konçesionit të Check-up, për të cilin Ministria e Shëndetësisë vendosi të zgjerojë me 10 vjet kufirin e moshës së personave që do t’i nënshtrohen kontrollit shëndetësor falas. Kjo sepse në fazën e parë nuk u arrit të përmbushej objektivi për t’i dhënë këtë shërbim mbi mijë personave të moshës nga 40 deri në 60 vjeç. Deputetja e Partisë Demokratike , Albana Vokshi tha se konçesionarit i janë dhënë 1.7 miliardë leke duke parashikuar kontrolle për 110 mijë persona, por që nuk janë bërë asnjëherë.
“U dhanë para për 110 mijë kontrolle më shumë. Që ta dëgjojnë të gjithë se çfarë korrupsion galopant keni bërë. I keni dhënë 1.7 miliardë lekë koncesionarit pa bërë asgjë dhe tani i shtoni më shumë”.
Ministri pranoi se numri i parashikuar në kontratë nuk u arrit, por kjo nuk prish asgjë sepse fondi ishte parashikuar në buxhet.
“Ne kemi programuar në buxhet për 550 mijë vetë. Aq ka qenë e parashikuar. Ky zgjerim i ri nuk implikon asgjë në buxhetin e miratuar për këtë vit. As për buxhetin e 3 viteve. Nga këto kontrolle janë dhjetra jetë njerëzish të shpëtuara. Janë diagnostikuar në kohë sëmundje të zemrës, kancerit, zorrës së trashë”-theksoi ministri Beqaj, duke shtuar se zgjerimi i moshës deri në 70 vjeç për kontrollet shëndetësore falas zgjeron bazën e shëndetshme të popullsisë.
Raportimi i Beqes ne Kuvend per koncensionin e... by lapsi-al
Add new comment