Hetimi për serverin e Tatimeve/Shmangen dëshmitarët. Mungon edhe Panajot Gjiknuri, pjesë e Grupit të Auditit, vëlla i ministrit të Energjetikës
Komisioni Parlamentar Hetimor për zbardhjen e ndërhyrjes në serverin e Tatimeve, po dështon në mbledhjen e dëshmive. Kryetari i këtij Komisioni, Arben Ristani, deklaroi sot se për të gjithë ata dëshmitarë që janë vënë në dijeni dhe janë thirrur, do të bëhen kallëzimet për t’i thirrur me forcë. “Për ata dëshmitarë që kanë marrë dijeni dhe nuk janë paraqitur sigurisht që do të bëjmë kallëzimet përkatëse për ti marrë me forcën shtrënguese të shtetit. Po dhe zoti Gjiknuri, që ka marrë dijeni dhe sot nuk është paraqitur”, tha Ristani (lexo këtu), duke iu referuar detyrimit për të dëhsmuar të Panajot Gjiknurit, vëlla i ministrit aktual, Damian Gjiknuri. Panajot Gjiknuri ka qenë pjesë e Grupit Auditues dhe sipas Prokurorisë që kreu hetimi për këtë çështje, ky grup ka “kryer kopjim të dhënash”(lexo këtu).
Këtu është intervista e Saprtak Brahos, kryetar i Komisionit të Sigurisë në Parlament, ku flet për ngjarjen sapo ajo doli në media.
Këtu mund të lexohet për kallëzimin e biznesmenit Venigjer Begaj që pretendon se i janë fshirë të dhënat nga serveri i Tatimeve, ndonëse Prokuroria kishte deklaruar se “fshirje apo klonim të dhënash nuk ka patur”.
Pra pranohet se ka një kopjim të dhënash nga grupi i Auditit, ka një deklaratë-dëshmi të ish-ministrit Shkëlqim Cani, se “jam i bindur që ka patur vjedhje” dhe së fundmi kemi një pjesëtar të Grupit të Auditit që nuk shkon të dëshmojë. Çfarë po ndodh me këtë çështje dhe pse i shmangen dëshmisë zyrtarët në fjalë që presupozohet se kanë verpiar zyrtarisht, me shkresa dhe procesverbal?
Add new comment