serveri i tatimeve
Deklaratat Fiskale, Kryetari i Komisionit Hetimor: Bizneset po mbyllen edhe nga presioni me të dhënat e vjedhura nga serveri i Tatimeve
Kryetari i Komisionit Parlamentar Hetimor për serverin e Tatimeve, Arben Ristani, ka deklaruar sot se punë e këtij komisioni nuk ka afat. “Ne do të kërkojmë aq kohë sa na duhet për të mbaruar hetimet. Nuk ka një kohë përfundimtare. Komisionet nuk janë fiktive, janë produktive. Është komisioni i dytë që drejtoj. Komisioni për lëvizjet në Policinë e Shtetit ka qënë mjaft produktiv. Dhe ky komision tani ka nxjerrë një batutë qesharake nga ish ministri Financave që thotë që nuk veprojmë gjithmonë sipas letrave dhe ligjit, por dhe sipas qejfit.
Hetimi për serverin e Tatimeve/Shmangen dëshmitarët. Mungon edhe Panajot Gjiknuri, pjesë e Grupit të Auditit, vëlla i ministrit të Energjetikës
Komisioni Parlamentar Hetimor për zbardhjen e ndërhyrjes në serverin e Tatimeve, po dështon në mbledhjen e dëshmive. Kryetari i këtij Komisioni, Arben Ristani, deklaroi sot se për të gjithë ata dëshmitarë që janë vënë në dijeni dhe janë thirrur, do të bëhen kallëzimet për t’i thirrur me forcë. “Për ata dëshmitarë që kanë marrë dijeni dhe nuk janë paraqitur sigurisht që do të bëjmë kallëzimet përkatëse për ti marrë me forcën shtrënguese të shtetit.
Zyrtarë të Drejtorisë së Tatimeve: Nuk kemi dijeni për ndërhyrje në sistemin e të dhënave
Komisioni Hetiimor për Serverin e Tatimeve ka vijuar edhe sot me pyetjen e zyrtarëve të ndryshëm të Drejtorisë së Tatimeve. Mirëpo në ndryshim nga deklaratat e ish-ministrit Shkëlqim Cani, i cili para komisionit u shpreh i sigurtë se ka patur ndërhyrje, drejtues të DPT-së, mohojnë të kenë patur dijeni për një gjë të tillë. “Ka patur hakerim të faqes së internetit, por jo ndërhyrje në sistemin e të dhënave”, deklaroi sot Aliaj specialistja e sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit, Alekta Aliaj.
Serveri i Tatimeve, ish-ministri Cani: “Jam i bindur se ka vjedhje. Listën e audituesve e bëri Panajot Gjiknuri. Të ribëhet auditimi”
Pasi vartëset i faturuan gjithçka, ish-ministri i Financave është paraqitur në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar Hetimor për Serverin e Tatimeve. Ish-ministri ka deklaruar se ka bindjen se është konsumuar akti i vjedhjes, ndonëse prokuroria mbylli hetimin dhe deklaroi se nuk ka gjurmë të transferimit apo fshirjes së të dhënave. Me rëndësi është edhe fakti i deponuar sot nga Cani, sipas të cilit listën e audituesve e bëri ish-këshilltari i tij, Panajot Gjiknuri, vëlla i ministrit aktual të Energjetikës, Damian Gjiknuri. Më poshtë një pjesë e dëshmisë së ish-ministrit:
Serveri i Tatimeve, Shkëlqim Cani thirret për të dhënë shpjegime
Komisioni parlamentar hetimor mbi çështjen e marrjes së të dhënave në serverin e tatimeve është mbledhur pas disa dështimeve radhazi dhe ka përcaktuar rregulloren dhe ndryshimin e planit të hetimit.
Një nga dëshmitarët e parë që do të thirren do të jetë ish ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe sekretarja e Përgjithsme e kësaj ministrie, Gelardina Prodani, të cilët të martën duhet të jenë përpara komisionit.
PD-ja kërkon zgjatjen e hetimit për “çështjen e serverit të tatimeve”. Por ndryshon objektin e kërkesës
Partia Demokratike ka rikthyer sot në vëmendje çështjen e hetimit parlamentar për atë që në media njihet si çështja e serverit të tatimeve. Përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për dijeni disa ambasadave në Tiranë, PD-ja kërkon zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor Parlamentar “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore”.
A mund të rihapen hetimet për serverin e tatimeve?
Sot “ABC NEWS” raporton për një kallëzim penal nga një biznesmen, aktivitetet e të cilët çojnë sërish te marrëdhëniet me CEZ. Venigjer Begaj, pronar i kompanisë “Certified Solutions Corporation ( CSC shpk)” pretendon se deputetë të LSI-së, aktualisht Nasip Naço, ministër i Drejtësisë, ka përgjegjësi direkte për shkatërrimin e biznesit të tij. Historia e përmbledhur është kështu: “Kompani ishte pajisur me liçencë nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë në vitin 2010 për kolaudimin e matësve të energjisë elektrike që i shpërndante CEZ-i në gjithë Shqipërinë.