Komisioneri
"Lajme të mira për zgjerimin e BE-së në dy vitet e ardhshme"
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka deklaruar në një intervistë për gazetën austriake “Wiener Zeitung” se në dy vitet e ardhshme, do të ketë lajme të mira për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Paratë e Triestes: 1 mld euro, 80 mijë vende pune. Korridori 8, mund të përfshijë edhe Shqipërinë
Shqipëria mund të dalë me gisht në gojë nga Samiti i Triestes nëse lexojmë atë që thotë komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn. Në një intervistë për Deutsche Welle, Hahn jep një panoramë që i moderon shumë shifrat e propozuara për mandatin e dytë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Hahn në mbështetje të hapësirës së përbashkët ekonomike në Ballkanin Perëndimor
Disa ditë pasi zyrtari amerikan Brian Hoyt Yee deklaroi se Ballkanit Perëndimor do t’i duhen 30 vjet për të hyrë në BE, komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, jep sinjale të tjera. Në një intervistë për revistën “CorD”, referuar nga “B92”, Hahn deklaron se anëtarësimi I Ballkanit Perëndimor në BE është I padiskutueshëm.
“Perspektiva e BE-së për Ballkanin Perëndimor është e padiskutueshme dhe e vendosur”, shprehet Hahn që shton se ky është një vullnet politik konsensual i liderëve të unionit.
Pazari i votës, arrestohet me zë dhe figurë kryetari i PS në Vorë (Video)
Policia njoftoi arrestimin e Kryetarit të Partisë Socialiste në Vorë, Arben Marku dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Luan Imeraj, 37 vjeç dhe Luan Nela, 36 vjeç, pasi shfaqen në një video, duke i kërkuar votën shtetasit Luan Imeraj i cili është edhe përkrahës i një subjekti politik në këmbim të një vendi pune.
Brukseli apel Tiranës: Mos u nxitoni për hapjen e negociatave
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat e zgjerimit, Johannes Hahn i kêshillon Tiranës zyrtare të mos nxitohet me kërkesën e hapjes së negociatave në fund tê këtij viti. Duke u përgjigjur mbi kërkesën e artikuluar nga kryeministrit Rama, se Brukseli duhet të përgatitet pêr hapjen e negociatave me Shqipërinë, komisioneri Hahn ështê shprehur, se kjo mund të arrihet nëse kriteret e vendosura nga Brukseli do të trajtohen në një mënyrë inkurajuese dhe do të prodhojnë rezultate pozitive.
QSUT akuzohet zyrtarisht për diskriminim ndaj fëmijëve me leuçemi
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka akuzuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” “se ka dikriminuar kundër fëmijëve të sëmurë me leuçemi duke i mohuar akses ndaj një medikamenti”.
Ky lajm raportohet nga “reporter.al” që thotë se mendimi i komisionerit është bërë zyrtar më 29 dhjetor të vitit 2016.
“Patate e nxehtë” në duart e diplomacisë deklarata e komisionerit Hahn
Pas reagimeve të ashpra të Athinës ndaj deklaratës së komisionerit Hahn për çështjen çame, media greke vlerëson se marrëdhëniet greko-shqiptare do të hyjnë në një periudhë stanjacioni, për një kohë të papërcaktuar. Në një shkrim analitik, e përditshmja Kathimerini, gjykon se Johanes Hahn, me deklaratën e tij, ka lënë një “patate të nxehtë” në duart e diplomacisë greke.
Kërcënim i hapur nga BE për Shqipërinë, interesat personale të politikës pengojnë integrimin e vendit
Bashkimi Evropian po flet me një gjuhë drejtërdrejtë me klasën politike shqiptare, e cila po krijon dyshime të forta se nuk e do hyrjen në Bashkimin Europian për interesat të ngushta personale
Në një deklaratë për mediat, Komisioneri Johanes Hahn i nxit palët të vendosin interesin e vendit dhe të qytetarëve mbi interesat individuale dhe të gjejnë kompromis për çështje politike pa prekur thelbin e reformës.
Europa në presionin e kufijve të hapur
Qendrat e pritjes së refugjatëve më Greqi dhe Itali do të funksionojnë së shpejti, ka deklaruar komisioneri europian për emigracionin, Dimitris Avramopulos. Në të njëjtën kohë, Brukseli ka theksuar se përballimi i flukseve të refugjatëve kërkon lëvizje të shpejta në nivel europian.