Paratë e Triestes: 1 mld euro, 80 mijë vende pune. Korridori 8, mund të përfshijë edhe Shqipërinë

Postuar në 12 Korrik, 2017 13:24

Shqipëria mund të dalë me gisht në gojë nga Samiti i Triestes nëse lexojmë atë që thotë komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn. Në një intervistë për Deutsche Welle, Hahn jep një panoramë që i moderon shumë shifrat e propozuara për mandatin e dytë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“…kemi përgatitur për nënshkrim një marrëveshje për transportin. Kjo do të thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndërlidhen me ligjet  e BE - që forcon edhe raportet ekonomike dhe i jep impulse të reja rajonit. Ne do të miratojmë një radhë projektesh në fushën e transportit, respektivisht energjisë, në vlerë prej rreth 200 milionë euro, që në fund mund të rezultojnë me investime në vlerë prej rreth 540 milionë eurosh. Këtu është shumë me rëndësi që të krijohet edhe baza për rritjen ekonomike në rajon dhe për një tregti ndër-rajonale, ku ka shumë potencial. Ne mendojmë se në vitet e ardhshme në këtë rajon do të hapen rreth 80.000 vende të reja pune”, thotë Hahn.

80 mijë vende punë do të thotë diçka te 20 mijë për Shqipërinë, qeveria e së cilës pretendon të tjera shifra. Kryeministri Rama ka deklaruar programin “1 miliardë për rindërtim”, ndërkohë që vetë BE-ja jep 1 miliardë për Ballkanin Perëndimor. Nëse konsiderojmë se BE-ja është një nga financuesit kryesorë, 1 miliardëshi i z. Rama mbetet pak enigmatik.

Por edhe kur flitet për projekte, Hahn jep të tjera të dhëna. P.sh për Korridorin 8 që është përfolur shumë në Shqipëri, komisioneri e zë Shqipërinë në gojë si bisht.

Ne kemi përgatitur konkretisht gjashtë projekte për trafikun, si në fushën e rrugëve ashtu edhe hekurudhave. Projekti hekurudhor i njohur si "Korridor 8", që ndërlidh Lindjen me Perëndimin, nga Bullgaria deri në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Më pas ajo mund të vazhdojë edhe për Shqipëri. Ne kemi parasysh edhe rrugët ujore mes Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë. Këtu bëhet fjalë në radhë të parë për ndërtimin e porteve. Të gjitha këto janë të rëndësishme. Apo dhe projekte të ndryshme për ndërtimin e rrugëve, si për shembull mes Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë. Këto janë investime vendimtare, por që duhet të realizohen. Në fushën e transportit do të japim në dispozicion rreth 145 milionë euro, që mund të shkaktojnë investime të përgjithshme deri në 450 milionë euro. Një projekt tjetër në fushën e energjisë është "Interconnector", një linjë e përçimit të gazit mes Serbisë dhe Bullgarisë. Një investim prej rreth 50 milionë eurosh”, tha ai. Ku është Shqipëria këtu?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.